USAID-i financon ndërtimin e qendrës së zjarrfikësve

Komuna e Kllokotit, duke mos pasur njësi zjarrfikësish, që nga themelimi ajo është varur nga shërbimet e Qendrës së zjarrfikësve të Komunës së Vitisë.

Ndaj për ndërtimin e Qendrës së zjarrfikësve në Komunën e Kllokotit është ndarë një pronë komunale prej 60 arësh dhe se projekti do të financohet nga USAID-i dhe Zyra e Komuniteteve në kuadër të Zyrës së kryeministrit, shkruan sot «Koha Ditore».

Hidajet Ahmeti, drejtor i administratës në këtë komunë deklaron se projekti do të kushtojë rreth 150 mijë euro dhe se ndërtimi i qendrës së zjarrfikësve pritet brenda një viti. Ai deklaron se ata kanë pasur nevojë që të kenë një njësi të tillë, ngase më herët shërbimet janë kërkuar nga komunat fqinje.