Urrejtja

Wisława Szymborska.



Shikoni siç është gjithnjë e aftë
sa mirë di të mbahet
urrejtja në shekullin tonë
Sa lehtë i mposht pengesat e larta
Sa lehtë është për të – të hidhet dhe të bjerë

Nuk ngjan me të tjera ndjenja
njëkohësisht më e moshuar e më e re prej tyre
vetë i krijon shkaqet
të cilat e zgjojnë nga jeta
Nëse e zë gumi atëbotë kurrë nuk fle përjetësisht
Pagjumësia nuk ia rrëmben forcën po ia shton

Religjioni apo religjioni –
vetëm të bjerë në start
Atdheu apo atdheu –
vetëm të shkëputet nga vrapimi
Jo fort e keqe dhe e drejtë në fillim
Pastaj vetë rend
Urrejtja.Urrejtja
Ngërdheshja ia shtrembëron fytyrën
ngërdheshja e ekstazës së dashurisë

1

Ah, ato ndjenja të tjera –
të liga të plogëta
Qysh kur kjo vëllazëri
mund të llogaritet turma
Dhembshuria apo kurdo e në çdo kohë
të arrijë e para cakun

Pasiguria kushedi sa të gatshëm i rrëmben me vete
I rrëmben vetëm ajo e cila të veten e njeh

E aftë e gjallë shumë e zellshme
a thua duhet thënë se sa këngë kompozoi
Sa faqe të historisë i numëroi
sa qilima i shtroi i përhapi
në sa sheshe stadiume

Të mos mashtrohemi
di të krijojë të bukurën
Shkëlqimi i saj i mrekullueshëm në natën e errët

Breshëri shpërthimesh mbi agun e trëndafiltë
Vështirë është të shohish e të ndiesh patosin e shkatërrimit
dhe të humorit të trashë
sa të fuqishme qëndrojnë shtyllat mbi gërmadha

2

Është mjeshtri e kontrastit
ndërmjet zhurmës e qetësisë
ndërmjet gjakut të kuq e borës së bardhë
mbi të gjitha kurrë nuk i bezdiset
motivi i vrasësit të kulluar
mbi viktimën e njollosur me gjak

Për detyra të reja në çdo çast e gatshme
Nëse duhet të pres atëbotë pret
Thonë se e verbër.E verbër?
Është symprehtë si snajperi
dhe me guxim shikon në të ardhmen
– ajo e vetmja

Përktheu nga polonishtja:
Mazllum Saneja