UP-ja s’ka kuadër për të mentoruar të gjithë kandidatët për doktoratë

Dymbëdhjetë kandidatë që kanë regjistruar studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës janë ankuar në Rektorat për mosmiratimin e projektpropozimeve të tyre.




Në këtë letër, një kopje të së cilës e ka edhe «Koha Ditore» dhe e cila mban emrat dhe nënshkrimet e këtyre kandidatëve, thuhet se ata janë të shqetësuar për mbajtjen pezull të procesit të doktorimit të tyre.

Faji, sipas drejtuesve të UP-së, nuk qëndron te cilësia e kandidatëve, e që janë me qindra, por te numri i pamjaftueshëm i profesorëve që kanë kryer punime shkencore të njohura ndërkombëtarisht.

Ata kanë sqaruar se mosmiratimi i propozimeve të projekteve të tyre nuk ka ndodhur nga menaxhmenti i UP-së, por nga Këshilli Qendror i Studimeve të Doktoratës (KQSD).