Universiteti «parazgjedhor» revolton shqiptarët në Maqedoni

Derisa Universiteti Shtetërorë i Tetovës bie në mënyrë drastike në listën e Shangajit, partia shqiptare në pushtet, ka lansuar idenë për hapjen e një universiteti të ri në gjuhën shqipe në Shkup. Studentë, akademikë, analistë, mediat dhe partitë politike kanë akuzuar BDI-në se kepqërdor arsimin për fushatë parazgjedhore.

Nga Arben ZEQIRI

Shkup, 30 korrik

Shtab partiak, projekt parazgjedhor, ent për punësim të kuadrove partiake… Këto epitete i janë dhënë nga bota akademike, studentë, partitë opozitare dhe analistët idesë së partisë shqiptare në Qeveri, BDI-së, për hapjen e një universiteti të ri në gjuhën shqipe në Shkup. Dy janë argumentet ku mbështeten këto akuza: periudha parazgjedhore e lansimit të idesë dhe gjendja mizore në të cilën ndodhet Universiteti Shtetëror i Tetovës. Për devalvimin e USHT-së fajsohet pikërisht BDI, pasi rënia e cilësisë së studimit ndodhi në periudhën e qeverisjes së saj. «Ne e mbështesim dhe e motivojmë hapjen e universiteteve të ndryshme që do të ndihmojnë në ngritjen tonë, por jo nëse këto universitete bëhen shtabe politike», thotë për «dialogplus» kryetari i Unionit Studentor Shqiptar, Arben Hajrullahu. Unioni i ka sugjeruar partisë së Ali Ahmetit që të rregullojë fillimisht gjendjen në USHT dhe më pas të mendojë për një universitet të ri.

Kritika nga të gjitha anët

Për më tepër ata pyesin se ku do ti marrë paret BDI për një universitet të ri, kur dihet se për çdo vit USHT ballafaqohet me mungesë të mjeteve buxhetore që duhet t’i ndahen nga Qeveria. Edhe akademikët e patën kundërshtuar si të pasinqertë një ide të tillë.  Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe ligjërues universitar, Izet Zeqiri, në një deklaratë për televizionin Alsat në Shkup, tha se kjo iniciativë nuk ka arsyeshmëri akademike, sidomos kur mungojnë analizat paraprake për nevojën e tij për shqiptarët. «Nëse ministri dëshiron ta ndihmojmë arsimin e lartë, ai duhet të realizojë premtimet që dha për USHT-në – themelimin e tre fakulteteve të reja. Posaçërisht fakultetin e bujqësisë për të cilin Pollogu ka aq shumë nevojë, atë të pedagogjisë dhe të gjeo-shkencës», pohon Zeqiri. «Nëse ai dëshiron ta ndihmojë arsimin sipëror, duhet urgjentisht të formojë komision ekspertësh që do e analizojnë gjendjen në arsimin e lartë e posaçërisht USHT-në dhe Universitetin e Evropës Juglindore, të analizohen modalitetet e fuzionimit, mbylljes së programeve konkurrente në mënyrë që të dy këto universitete të jenë në ombrellën e buxhetit të shtetit», vazhdon ai. Zeqiri mendon se nuk ka kapacitet as BDI-ja e as Ministria që të realizojë një projekt të tillë. Ai rikujtoi se kjo garniturë qeverisëse nuk ishin të aftë që për disa vite radhazi të hapin një paralele në gjuhën shqipe në komunën e Karposhit – kërkesë e banorëve të Sarajit.

Ministria për Arsim dhe Shkencë fillimisht tha se nuk ka ndonjë projekt zyrtar dhe nuk kanë njohuri për universitein edhe pse ministri vjen pikërisht nga radhët e BDI-së. «Ministria mirëpret çdo iniciativë për institucione të reja të arsimit të lartë në gjuhën shqipe dhe do t’i shqyrtojë ato. Vendimet e Ministrisë do te jenë në harmoni me nevojat e shqiptarëve për arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe në veçanti për Shkupin», u tha në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

PDSH nuk ka komentuar nismën, ndërsa partitë më të vogla opozitare kanë dalë me akuza të rënda ndaj BDI-së. Lëvizja për reforma në PDSH, e drejtuar nga Ziadin Sela e ka cilësuar idenë e BDI-së për hapjen e një Universiteti në Shkup e quan manipulim politik idenë. Nga kjo parti vlerësojnë se BDI po përpiqet të vazhdojë propagandën shumëvjeçare që e bënin me Universitetin Shtetëror të Tetovës, duke e përvetësuar si projekt të saj. «Ne gjykojmë se ideja e themelimit të një Universiteti tjetër ka qëllim manipulativ politik për interesa partiake dhe klanore, duke luajtur edhe me kartën e punësimeve të anëtarëve të saj në këtë institucion, pa mos llogaritur dëmin afatgjatë që i shkaktohet arsimit sipëror të shqiptarëve me kuadro të tilla jomeritore», theksohet në reagimin e LR-PDSH. Ka reaguar edhe RDK-ja, e cila hapjen e një universiteti të ri e cilëson tradhti kombëtare ndaj institucionit të vetëm shqiptar, USHT-së, ku për 20 vite radhazi është bërë një sakrificë e madhe, edhe me jetë njerëzish. «RDK vlerëson se iniciativa e BDI-së do të ishte e sinqertë nëse angazhohej për rregullimin njëherë e përgjithmonë të USHT-së që tani numëron më shumë se 20 mijë studentë. Sakrifica dhe mundi 20 vjeçar i kësaj vatre arsimore kërkon angazhimin e gjithë subjekteve politike për përmirësimin e cilësisë së studimit dhe duke e eliminuar partizimin e saj», theksojnë në RDK.

BDI në defansivë

BDI qëndrimin e studentëve, akademikëve, partive opozitare dhe mediave e quan me prapavijë politike. «Fushata kundër idesë për themelimin  e një universiteti të dytë shtetëror në gjuhën shqipe me seli ne Shkup nxorri në pah se lufta mediatike dhe jomediatike ndaj BDI-së nuk ka të bëjë me parime kombëtare e politike dhe me interesin  publik, por është kryekëput e nxitur për motive të ulta të interesit politik ditor dhe atij ekonomik», thotë reagimi i BDI-së. Lufta ndaj kësaj partie, sipas saj, është e nxitur edhe për motive «që kanë të bëjnë me dëmtimin e indit politik shqiptar dhe promovimin e të ashtuquajturit koncept qytetar  i njohur si doktrina e Fërckovskit, ku shqiptarët do jenë individë të ‹ndershëm› të subjekteve politike maqedonase».

Nga kjo parti më pas reteruan duke thënë se bëhet fjalë vetëm për një ide me motive kombëtare. «Një ide fisnike e kombëtare si hapja e një universiteti të ri në Shkup, është më shumë se absurde të negativizohet mediatikisht në këto përmasa. Aq më tepër kur nisma është ende një ide», tonë në BDI. Ajo flet në emër të shqiptarëve të Maqedonisë: «Për ne dhe për qytetarët do të ishte e pritshme të iniciohet debat për cilëndo çështje, por të organizohet një fushatë e tërë kundër avancimit të arsimit të lartë dhe ndërtimit të institucioneve arsimore, është thjesht e pakuptueshme».

Të gjithë ata që kanë akuzuar BDI-në se tenton të manipulojë me shqiptarët e Shkupit përmes idesë për hapjen e një universiteti, rikujtuan rënien drastike të USHT-së në listën e Shangajit. Sipas listës së vitit 2014, USHT radhitet e 9-ta dhe e fundit ndër universitetet publike dhe private në Maqedoni. Në vendin e parë dhe të dytë radhiten Universiteti «Shën Kirili dhe Metodi» në Shkup, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe pas tyre, vijnë të gjitha universitetet e tjera. USHT-së ia kanë kaluar me cilësi në këtë ranglistë edhe universitete që nuk kanë më shumë se dy-tre drejtime. Këtë vit janë mbyllur pjesa dërmuese e fakulteteve të disperzuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës që ishin shtrirë në qytetet e banuara me shqiptarë në Maqedoni. Projekti për disperzim të USHT-së u vlerësua si i dështuar. Kjo iu ka shërbyer si një arsye plus të gjithë kritikëve për të akuzuar BDI-në se nuk është e aftë për të udhëhequr politika arsimore si dhe ka bërë të mos besojnë në idenë për universitet shqip në Shkup.