Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër grumbullon 60'000 franga për përmbytjet në Tetovë

Me 28. gusht 2015 një delegacion Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër dhe qendrave të tjera islame udhëtuan drejt Republikës së Maqedonisë për shpërndarjen e ndihmave familjeve të prekura nga përmbytjet e gushtit të këtij viti në Malësinë e Tetovës.

Delegacioni i Unionit të Imamëve nga Zvicra i prirë nga kryetari Nehat ef. Ismailin qëndroi tre ditë në rajonin  eprekur nga përmbytjet për t’u njohur nga afër me familjet dhe dëmet e shkaktuara në fshatin Shipkovicë, Reçicë e Madhe dhe Reçicë e Vogël. Ai ishte në terren për t’i dokumentuar dëmet nga vërshimet e ujit. Delegacioni u prit nga Imami i Xhamisë se Madhe te Shipkovicës, i cili prezantoi familjarët e dëmtuar. Në Xhaminë e Madhe, Nehat ef. Ismaili dhe drejtuesi i komisionit, Bekim ef. Alimi bënë shpërndarjen e ndihmave. Një takim tjetër Unioni ka zhvilluar në fshatin Reçicë, në hyrje të Tetovës. Në këtë takim me familjarët ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë Sulejman ef, Rexhepi, i cili falënderoi imamët nga Zvicra për angazhimin e tyre.

Unioni ka realizuar disa projekte të kësaj natyre, duke filluar nga tubimi i mjeteve për të ndihmuar shkollimin në vendet rurale në Maqedoni, pastaj projektin e puseve në Kosovë. Janë organizuar edhe aksione humanizare në Afrikë dhe Bosnjë. Ndër aksionet më të bujshme të Unionit është ai për Lagjen e Trimave në Kumanovë. «Me këtë ne deshmojmë se dimë të organizohemi dhe t’i dalim në ndihmë popullatës sonë kur e kërkon nevoja dhe ky është një kontribut i 27 Qendrave Islame Shqiptare të Zvicrës…», ka pohuar kryetari i Unionit Nehat ef. Ismaili. Shuma e tubuar për rastin e përmbytjeve në Malësinë e Tetovës ishte mbi 60’000 franga zvicerane, të cilat në mënyrë proporcionale u janë shpërndarë të gjitha familjeve të dëmtura të evidentuara në listat që ishin përgatitur më herët nga Muftinia e Tetovës në bashkpunim me bashkësitë lokale të fshatrave të Tetovës.

Kryesia e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër shfrytëzon nga rasti që publikisht të falenderojë ata të cilët kontribuan në forma të ndryshme që ky aksion me karakter humanitar të realizohet në formën më të mirë. «Falë kontributit të mërgatës shqiptare dhe qendrave islame shqiptare ne ndjejmë lumturinë e lidhjes sonë me vendlindjen, duke synuar çdo herë të qënit në shërbim të Zotit, popullit dhe vatanit», përfundon njoftimi i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.