Unioni i Imamëve Shqiptarë e dënon masakrën mbi «Charlie Hebdo»




Ndaj aktit mbi redaksinë e revistës «Charlie Hebdo» në Paris reagon Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër. Ai e dënon ashpër dhe pa ekuivoke dhunën e ushtruar mbi këtë medium. Unioni apelon që për këtë vepër të mos bëhen përgjegjës të gjithë myslimanët. Në vazhdim deklarata e plotë e Unionit të Imamëve.

«Terrorizmi nuk ka ngjyrë, fe dhe përkatësi kombëtare. Kjo që ndodhi në Francë, në redaksinë e revistës ‹Charlie Hebdo› në Paris është tragjedi, vepër makabër dhe e papranuar për ne si përfaqësues të muslimanëve shqiptarë në Zvicër, por edhe si prijës fetar islam.

E ndiejmë për obligim moral të reagojmë dhe do të reagojmë çdo herë kur të shkelen të drejtat e njeriut, cenohet liria e të menduarit, e manifestimit të fesë dhe bindjeve, kur rrezikohet siguria e njerëzve, e aq më tepër kur këto vepra bëhen në emër të Islamit dhe muslimanëve paqedashës që jetojnë në Perëndim, vepra që mund të jenë të individëve apo grupeve të vogla ekstremiste që as vetë nuk dinë kujt i shërbejnë dhe në emër të kujt veprojnë, e sigurisht kurrsesi në emër të muslimanëve dhe Islamit.

Ekstremizmi dhe terrorizmi nuk kanë ngjyrë, fe dhe përkatësi kombëtare, dhe janë të papranuara si mjete për zgjidhjen e problemeve, konflikteve dhe diversitetit në të menduar.

Ftojmë të gjitha mendjet e shëndosha, si intelektualët, politologët, përfaqësuesit e mediumeve të shkruara, atyre vizuele dhe masat e gjëra, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos fusin të gjithë muslimanët në një thes, por këtë çështje t’ua besojnë organeve të sigurisë dhe drejtësisë, ndërsa aktorët të marrin dënimin e merituar.

Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër është përcaktuar që të ndjek vetëm një rrugë, dialogun ndërkonfesional, tolerencën, respektimin e diveristetit kulturor, fetar dhe etnik duke i kontribuar çdo herë paqës, dashurisë, altruizmit, larg, urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës.

Këtë mesazh paqedashës shqiptarët do ta përcjellin deri në pafundësi, këtë tolerancë dhe bashkëjetesë ndërkonfesionale shqiptarët më së miri e kanë kultivuar dhe duhet kultivuar, dhe ne shprehim ngushllime dhe ndiejmë keqardhje nga kjo tragjedi që preku Francën e veçanërisht muslimanët e Francës.»

Deklarata mban datë 7 janar 2014 dhe nënshkruhet nga kryetari i saj, Nehat Ismaili.Ndaj aktit mbi redaksinë e revistës «Charlie Hebdo» në Paris reagon Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër. Ai e dënon ashpër dhe pa ekuivoke dhunën e ushtruar mbi këtë medium. Unioni apelon që për këtë vepër të mos bëhen përgjegjës të gjithë myslimanët. Në vazhdim deklarata e plotë e Unionit të Imamëve.

«Terrorizmi nuk ka ngjyrë, fe dhe përkatësi kombëtare. Kjo që ndodhi në Francë, në redaksinë e revistës ‹Charlie Hebdo› në Paris është tragjedi, vepër makabër dhe e papranuar për ne si përfaqësues të muslimanëve shqiptarë në Zvicër, por edhe si prijës fetar islam.

E ndiejmë për obligim moral të reagojmë dhe do të reagojmë çdo herë kur të shkelen të drejtat e njeriut, cenohet liria e të menduarit, e manifestimit të fesë dhe bindjeve, kur rrezikohet siguria e njerëzve, e aq më tepër kur këto vepra bëhen në emër të Islamit dhe muslimanëve paqedashës që jetojnë në Perëndim, vepra që mund të jenë të individëve apo grupeve të vogla ekstremiste që as vetë nuk dinë kujt i shërbejnë dhe në emër të kujt veprojnë, e sigurisht kurrsesi në emër të muslimanëve dhe Islamit.

Ekstremizmi dhe terrorizmi nuk kanë ngjyrë, fe dhe përkatësi kombëtare, dhe janë të papranuara si mjete për zgjidhjen e problemeve, konflikteve dhe diversitetit në të menduar.

Ftojmë të gjitha mendjet e shëndosha, si intelektualët, politologët, përfaqësuesit e mediumeve të shkruara, atyre vizuele dhe masat e gjëra, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos fusin të gjithë muslimanët në një thes, por këtë çështje t’ua besojnë organeve të sigurisë dhe drejtësisë, ndërsa aktorët të marrin dënimin e merituar.

Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër është përcaktuar që të ndjek vetëm një rrugë, dialogun ndërkonfesional, tolerencën, respektimin e diveristetit kulturor, fetar dhe etnik duke i kontribuar çdo herë paqës, dashurisë, altruizmit, larg, urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës.

Këtë mesazh paqedashës shqiptarët do ta përcjellin deri në pafundësi, këtë tolerancë dhe bashkëjetesë ndërkonfesionale shqiptarët më së miri e kanë kultivuar dhe duhet kultivuar, dhe ne shprehim ngushllime dhe ndiejmë keqardhje nga kjo tragjedi që preku Francën e veçanërisht muslimanët e Francës.»

Deklarata mban datë 7 janar 2014 dhe nënshkruhet nga kryetari i saj, Nehat Ismaili.