Unë jam ai

Foto: Shutterstock



Ai është uni tjetër

Të cilin e dënon

Për burracakërinë që na kaplon të gjithëve.

 

Ai

Është uni tjetër

Që ulërin të çlirohet

Është e kaluara që dhemb

Dhe turpëron.

 

Ai

Rri fshehur

Ai

Më përket mua

Jam unë rojtar` i burgut të tij!

 

E shoh tek mplaket

Dhe largohet

I pamëshirshëm!

Jam unë rojtar` i burgut të tij!

 

Shqipëroi: MiraMeksi