«Unë i robëruari – ju ftoj në ekspozitën time TË PAVARUR!»

Nuk asht në dorë të kurrkujt fati jonë. Por ama në dorë të kush e di kujt janë udhëheqësit tanë. E sa ma i mirë fati i tyne, aq ma i keq fati jonë. E vetmja mënyrë na me u liru prej hijes të tyne, asht me kambngulë që po e dojmë nji jetë ma të mirë edhe mos me leju pazarllëqe në të drejtën tonë për te. Nesër po organizohet nji protestë qytetare, nji ekspozitë e pavarun për liri dhe drejtësi dhe të ftoj pra në këtë ekspozitë, sepse ndoshta ti nuk po e sheh, po ti populli jem je i robnuem. Dhe nëse heshtë sot, këtë robnim ke me ia trashëgue si mentalitet nënshtrimi fëmijëve të tu.




Këto janë fjalët e Agim Ramadanit. Nji njeri që luftoi për lirinë tonë. E nuk luftoi që na sot mas njizet vjetëve me vazhdu me jetu të robnuem nën kthetrat e bandave lokale. Banditëve duhet t’u themi boll ma. Pavarësisht partisë, pavarësisht dekoratave që ia ngjitën vetes. Pavarësisht edhe meritave, në paçin! Asnji meritë e t’kaluemes (n’paçin) nuk guxon me u përdorë si amnestim për njizet vjet krime e mashtrime në kurriz të popullit. Sepse, le të flasin sa të dojnë për trimnitë e veta në luftë, për heroizmat e tyne e më tha e të thashë, na qetu jemi konë, e kurrkush nuk ka drejtë me e ngritë vetin mbi vujtjet e popullit që çmimin për lirinë e vet e ka pagu ma së shtrejti. Kurrkush nuk e ka pagu ma shtrejtë se populli. E ka pagu dhe e vuen sot e kësaj dite plagën e saj, jo ma pak për shkak se banditët lokalë që u pasunuen brenda natës e kanë kapë shtetin aq thellë si me u kapë për fundin e xhepit të tyne për me e krue vlerën e vetes. Dhe sot ky popull duhet me u çu e me ia ba me dije udhëheqësve të vet që ky popull meriton ma mirë se nji grup banditash të paedukuem e të padijtun në krye të shtetit të tyne. Dhe gabohemi nëse presim me ardhë nji dorë prej qiellit e me e lëshu mbi ta mallkimin tonë e me e lëshu mbi ne çlirimin që e andrrojmë aq shum sa ma e kemi humb besimin që mundet me u ba realitet.

Ndërkohë ama vazhdojmë me andrrue me ikë diku ku andrra jonë asht realitet moti. Kësaj radhe, ose çlirohemi vetë ose do të vazhdojmë me jetu nën bamat e tyne kriminele që jo veç që po na e mashtrojnë jetën tonë me mbijetesë, por kanë me lanë gjurmët e veta të kqija për gjeneratat e ardhshme. Duhet sot ta pyesim veten, a dojmë me iu trashëgue fëmijve tanë nji shtet të lirë, a nji liri me ba me shtetin kush të mundet çka të don?

Gjeneratë mas gjenerate jemi ba dëshmitarë qysh fati jonë asht varun prej mëshirës së të tjerëve. Dhimbjen ia kemi ndje si konop në fyt. A po pshtojmë a s’po pshtojmë? A po na pshtojnë a s’po na pshtojnë? Dikur, edhe miku i kohëve të randa ka me e hupë respektin për ne.

Nuk asht në dorë të kurrkujt fati jonë. Por ama në dorë të kush e di kujt janë udhëheqësit tanë. E sa ma i mirë fati i tyne, aq ma i keq fati jonë. E vetmja mënyrë na me u liru prej hijes të tyne, asht me kambngulë që po e dojmë nji jetë ma të mirë edhe mos me leju pazarllëqe në të drejtën tonë për te.

Nesër po organizohet nji protestë qytetare, nji ekspozitë e pavarun për liri dhe drejtësi dhe të ftoj pra në këtë ekspozitë, sepse ndoshta ti nuk po e sheh, po ti populli jem je i robnuem. Dhe nëse heshtë sot, këtë robnim ke me ia trashëgue si mentalitet nënshtrimi fëmijëve të tu.

Në fjalët e Gjergj Fishtës uroj ta gjeni zgjimin që na duhet sot, që një ditë si njerëz ta kemi gjumin rahatshëm:

Kta kanë rá n’Financa tʼona
Dhe me lira e napoljona
Lajnë nëpunsat – akraba
E atdhetarët e «fjalve tʼmdha»,
Nʼkto dhetë vjetë, po pyes un, prá,
A thue u vû ndo ʻi punë për fije?
A u çil kund ndo ʻi shteg tregtije,
Aʻi burim ekonomije,
Për me tʼmbajt sado pak shpresa,
Se për né dikur rrnésa
Ka me u sjellë ajo për sʼmârit,
Mbasi shtetit grumbuj arit
Asht tue i lá rodi i shqiptarit?