Ukraina ndalon fluturimet e Rusisë

Ukraina ka ndaluar fluturimin e linjave ajrore ruse, si pjesë e sanksioneve mbi mbështetjen e Moskës për rebelët e lindjes.




Siç raporton BBC, masa do të hyjë në fuqi më 25 tetor dhe do të përfshijë kompanitë e mëdha ruse Aeroflot dhe Transaero, transmeton Koha.net.

Moska e ka quajtur këtë veprim të Ukrainës si «një akt i çmendur», duke premtuar një përgjigje të fortë. Ukraina dhe Rusia vazhdojnë të kenë marrëdhënie jo të mira, përkundër që është arritur marrëveshja për furnizimin me gaz.

Ndalimi i fluturimit është konfirmuar nga kryeministri ukrainas, Arseniy Yatseniuk.

«Avionët rus me trengyrësh nuk kanë më biznes në Ukrainë», ka thënë Yatseniuk.