Ueli Leuenberger, adresa shqiptare në Zvicër




Ueli Leuenberger – këshilltar nacional nga Gjeneva dhe kryetar disavjeçarë i Partisë së Gjelbërve të Zvicrës është njëri prej figurave më të përkushtuara ndaj shqiptarëve. Merita e tij e madhe është themelimi i Universitetit Popullor të Shqiptarëve në Gjenevë. Për angazhimin gati 30 vjeçar në dobi të integrimit të shqiptarëve në Zvicër u nderua me çmimin «Prix Diaspora».

Intervista dhe foto Llukman HALILI & Dashnim HEBIBI

Ueli Leiunberger, një kohë të gjatë ishte adresa e shqiptarëve në Zvicër.

Për disa shqiptarë është ende një adresë, e ajo ishte aktuale që nga vitet e ‘80-ta, kur punoja si sekretar sindikal në Sitten, dhe kur i njoha nga afër shqiptarët e asaj kohe, siç thuhej të ish-Jugosllavisë. Unë e pashë nga afër çfarë domethënë ta kishe një rrogë dhe të tërën ta dërgosh në Kosovë. Më pastaj, kontaktet i vazhdova kur isha në Qendrën Sociale Protestante, e pastaj në Shkollën Popullore (Universiteti i Gjenevës), që ne e themeluam. Unë edhe sot kam shumë kontakte me shqiptarë. Në anën tjetër, jam i shqetësuar, por edhe i pikëlluar. Do të them diçka që një pjese të udhëheqjes kosovare sigurishtë nuk do i pëlqej : E kam përshtypjen që Diaspora, e cila i dha gjithçka Kosovës nuk është e respektuar atje, është e nënvlerësuar dhe e nënçmuar. Diaspora ka dërguar miliarda në Kosovë, në Maqedoni, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe Mal të Zi, miliarda franga. Së pari në përkrahje të familjeve viteve të ‘70-ta, ‘80-ta e 90-ta e përkrahu me të gjitha mjetet dhe mundësitë luftën për pavarësi, UÇK-në, FARK-un etj. Dha gjithçka për rindërtim pas luftës. Krejt kjo me shpresë që në Kosovën e lirë do të ketë mundësi edhe për kthimin e tyre, por kjo dëshirë për pjesën më të madhe mbeti vetëm iluzion. Çka më shqetëson dhe për çka jam angazhuar shumë dhe e kam kritikua edhe qeverinë tonë, edhe kam intervenuar në Parlament, është mosrealizimi dhe mos nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në sferën e sigurimeve sociale. Kjo edhe për fajin e organeve të pushtetit në Kosovë.

Në skenë doli gjenerata e dytë e shqiptarëve, që i quajtën ‹Secondos›. 

Jam shumë i gëzuar që gjenerata e shqiptarëve ‹Secondos› ia doli t’i arrijë qëllimet e jetës – të integrohen në shoqëri. Prindërit e tyre janë sakrifikuar për ata. Një herë për Kosovën dhe trojet tjera, e tash për fëmijët e tyre. Ka tash shumë të rinj, e kjo më gëzon tej mase që kanë zanate të mira dhe i kanë përfunduar studimet nëpër universitetet tona. Sot kemi avokatë e avokate, shqiptarë, kemi mjekë që këtu kanë lindur, apo edhe kanë ardhur në moshë shumë të re. Është një gjeneratë e re, një potencial që e kërkon vendin e vet në shoqëri dhe pa dyshim me merita edhe do ta zënë atë vend.

Në Zvicër e përjetuam transferimin nga punëtorë të mirë në tregtarë droge?

Në fillim, opinioni ishte pozitiv. Në vitet e ‘80-ta, shqiptarët njiheshin si punëtorë të mirë – ‹Büezer›. Ata nuk njiheshin si shqiptarë, por si punëtorë jugosllavë. Ishin të nderuar se punonin mirë dhe me nder, dhe luftonin për një vend pune, ngase familja kishte shumë nevojë… Kjo ishte njëra anë, kurse tjetra ishte pas viteve të ’80-ta. Ndodhën shumë gjëra që më nxitën ta themeloj shkollën popullore si një adresë integrimi, solidariteti dhe informimi. Ishin tri çështje që më nxitën në këtë drejtim: Milosheviqi erdhi me klikën e tij në pushtet, nisën represaliet e papara dhe u shuan institucionet e Kosovës. Në të njëjtën kohë, karshi shqiptarëve Zvicra e zbatonte një politikë tejet restriktive emigruese. Modeli i 3 rretheve në fushën e migrimit i përjashtonte punëtorët sezonalë nga ish-Jugosllavia, posaçërisht ata që vinin nga Kosova dhe Maqedonia. Erdhi deri te një varfërim i këtyre njerëzve. Befasisht, sezonalët e humbën vendin e punës dhe rrogat. Ai duhet të kthehej, apo të qëndronte në të zezë, e kjo ishte çështja e dytë. Çështja e tretë: Erdhi rinia e cila nuk donte të shërbente në ushtrinë jugosllave, d.m.th. ushtrinë serbe. Çështja tjetër, që po e radhis si të katërtën, fakti që tregtia me heroinë në vitet 1988/89 kaloi nga duart turko-libaneze në kompetencat e shqiptarëve. Këtu ndodhi një përmbysje e lehtë e opinionit për shqiptarët nga punëtorë të mirë krahu, në tregtarë droge.

Shqiptarët nisën të shikohen dhe vlerësohen nga prizmi jo i kulturës dhe traditave të begatshme, por nga problemet që i krijonte një pakicë nga ata. Këta trendë zgjatën dy-tre vjet dhe këto dukuri u shfrytëzuan nga e djathta ekstreme, nga ana e popullistëve të demokratëve zviceranë dhe SVP-së për t’i përkeqësuar politikat e migracionit dhe të azilit.

Jo që jam ndonjë profet, apo ashtu diçka, por unë nga fundi i vitit 1995, kur plasi lufta në Bosnjë, parashikova që një luftë e ngjashme do ta kaplojë edhe Kosovën.
Gjatë kësaj kohe mori hov lëvizja kundër të huajve, që i kishte në shënjestër shqiptarët, por në të cilën për fat nuk u përfshin shumica e zviceranëve. Atë kohë erdhën në Zvicër mijëra të rinj që e kundërshtuan luftën dhe inkuadrimin e tyre në luftë në anën e ushtrisë së Milosheviqit dhe, në vend që atyre t’u thuhet ‘ju lumtë juve që e refuzuat luftën e ndyrë në Bosnjë e Kroaci’, ata u keqtrajtuan këtu. Ata erdhën në regjionet ku e kishin një dajë, një vëlla apo dikë tjetër, por u dërguan në pjesët tjera të Zvicrës. Dikush e kishte dajën në St. Gallen dhe të njëjtin e dërguan në Gjenevë ku s’e kishte askënd, dhe këtu nisën edhe problemet e tyre. Këta njerëz dhe punëtorë të mirë e të zellshëm nuk u trajtuan si duhet, nuk u morën seriozisht.

A keni menduar ndonjëherë që gati më shumë se gjysma e ekipit kombëtar zviceran mund të jen shqiptarë?

Jo vetëm unë, por askujt s’i ka shkuar mendja që kjo mund të ndodhë. Edhe sot ua tërheq vërejtjen disa kolegëve nga radhët e SVP-së se ka lojtarë, të cilët kanë luftuar t’i përzënë nga Zvicra, ata dhe familjet e tyre, e sot u duartrokasin kur shënojnë për Zvicrën. Më vonë erdhi një periudhë tejet e vështirë, nga viti 1997 deri 1999. Ne kontribuuam dhe u solidarizuam aq sa mundëm me popullin shqiptar. Personalisht jam krenar që në Gjenevë nuk erdhi në shprehje urrejtja ndaj shqiptarëve, dhe unë kam kontribuuar që në Zvicër shqiptarët të njihen siç është më së miri.

Në «skenë» është gjenerata e tretë, për të cilën Kosova e Maqedonia janë Atdheu i prindërve?

Një e vërtetë e madhe kjo. Të rinjtë tash thonë ‹unë jam nga Zvicra, por prindërit i kam nga Kosova ose Maqedonia. Rrënjët i kam atje, por unë jam nga këtu›. Ata nuk janë më të «shkapërderdhur» herë atje e herë këtu, si baballarët e tyre. Ata e donin kthimin ne vendlindje, ndërkaq për këtë gjeneratë ajo nuk është temë e rendit të ditës. Kjo gjeneratë e nis rrugën e karrierës nga pronarët e lokaleve gastronomike e deri te kantieret e mëdha të ndërtimtarisë, ndërmarrje tjera të mëdha. Është një potencial i hatashëm dhe shumë domethënës për Zvicrën. Kur të arrihet kjo, e kjo po arrihet dita-ditës, paragjykimet s’kanë më peshë dhe nuk bëhen për interes të grupeve të caktuara. Shqiptarët duhet edhe më shumë të dëshmohen dhe Zvicra i ofron këto mundësi.

Por, Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës ende janë në varshmëri të remitencave të Diasporës?

Mirë, por unë vërej dy gjëra. Ka njerëz që janë shumë aktivë dhe provojnë të bëjnë diçka, të ndërtojnë, por, në anën tjetër, e kjo është shumica, presin ndihma nga jashtë. Diaspora është furnizimi i tyre dhe jeta e tyre. Ka familje që vërtet presin shumë nga vëllezërit, dajallarët ose djemtë që jetojnë këtu. Ndihmat ishin shumë të nevojshme gjatë viteve të ‘80-ta dhe në fazën e parë pas pavarësisë, por tash duhet më shumë iniciativë, dhe nuk duhet pritur nga tjetri, qoftë nga Bashkimi Evropian, apo nga vëllezërit jashtë. Njerëzit në fillim kanë ide për projekte të mëdha, por kjo është gabim. Duhet nisur me «vogëlsira». Këto rajone, si Kosova, Maqedonia, Lugina apo Mali i Zi, kanë potencial të madh në fushën e bujqësisë, që aspak nuk shfrytëzohet, por prodhimet importohen nga Turqia, Serbia apo Bullgaria. Nevojiten shumë reforma në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Nuk e them këtë vetëm pse jam i gjelbër, por problemi më i madh te shqiptarët, e posaçërisht në Kosovë është korrupsioni. Këtë nuk e thonë vetëm raportet e vëzhguesve, por e heton edhe çdokush tjetër gjatë bisedave me njerëzit e thjeshtë gjithandej.

Mirë, por udhëheqjet, si në Kosovë, ashtu edhe Maqedoni, janë një lloj «importi» nga jashtë?

Po, e kuptoj ku do të dalësh. Por, ata duhet ta dinë nga kanë ardhur, ku janë dhe pse janë. Nuk jua them me emër, por ja një shembull: Dikush më parë ishte një varfanjak thuajse i mjerë, që në Kosovë s’kishte shumë, e kur erdhi te ne këtu s’kishte më asgjë. Këtu i mori ndërresat, këmishët, mantelin që të mos mërdhijë dhe i njëjti gjashtë vjet më vonë doli milioner në Kosovë, por i harroi ata që e ndihmuan, njerëzit e vet, por edhe veten.

Si e shihni raportin Diaspora e Zvicrës – trojet shqiptare?

Ka njerëz që duan të bëjnë diçka për ato vende nga kanë ardhur, duan të investojnë, por për këtë duhet stabilitet, duhen ligjet që i rregullojnë parimet e investimit, që njerëzit të mos e humbasin pasurinë e tyre. Gjithë potenciali investues shqiptar duhet të bindet për investime, jo me fjalë, por me vepra, duke ua krijuar kushtet për të cilat nuk duhet negociuar nën tavolinë, d.m.th. siguria, stabiliteti, garancitë dhe lufta kundër korrupsionit, e deri atëherë ka shumë punë për të bërë.

A ka shumë shqiptarë të gjelbër?

Po, në Gjenevë kemi shumë antarë, kemi këshilltarë politikë në nivel të komunave me prejardhje nga Kosova e nga Maqedonia. Por, ajo që më shqetëson dhe më hidhëron është fakti që shumë shqiptarë e votojnë SVP-në, partinë që ua nxiri jetën prindërve të tyre. Shpresoj që ky trend të ndalet.

Sikur deshët të thoni edhe diçka?

Po, nuk është e imja të jap këshilla, por do të doja që forcat politike shqiptare, si në Kosovë, Maqedoni apo në Luginë e Mal të Zi, t’i flakin mospajtimet, të bashkëpunojnë ndërmjet veti. Nuk mendoj për koalicione të mëdha, por për çështjet madhore të jenë bashkë. Në politikë ka kundërshtarë, por jo armiq. Një armik eliminohet, kurse me kundërshtarin politik kemi konfrontim programesh e strategjish, por me ta njeriu bashkëpunon..

Nuk ka tubim, manifestim apo mbledhje të komunitetit shqiptar, në të cilin nuk dominon slogani ‹Faleminderit Zvicër!› 

Është e drejtë dhe e arsyeshme që shqiptarët ta falënderojnë Zvicrën për kontributin e saj, por nuk duhet tepruar në këtë drejtim. Prapë po them – është e drejtë të falënderohet Zvicra për kontributin në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar. Por, në vitin 1998 Zvicra e ka udhëhequr një politikë migruese jashtëzakonisht të keqe. Refugjatët nuk kishin drejtë të punonin ne Zvicër dhe dhunshëm ktheheshin drejt e në Beograd. Ju, siç e dini, policia serbe ishte e stacionuar në aeroportin «Kloten» dhe i transportonte shqiptarët për në Serbi. Zvicra paguante për çdo refugjat 1’300 franga. Është pozitiv kontributi i Zvicrës, por kishim edhe kohë të vështira, pengesa ligjore etj. Për atë them se çështjet problematike, si kjo me sigurimet sociale, duhet të zgjidhen sa më parë.Ueli Leuenberger – këshilltar nacional nga Gjeneva dhe kryetar disavjeçarë i Partisë së Gjelbërve të Zvicrës është njëri prej figurave më të përkushtuara ndaj shqiptarëve. Merita e tij e madhe është themelimi i Universitetit Popullor të Shqiptarëve në Gjenevë. Për angazhimin gati 30 vjeçar në dobi të integrimit të shqiptarëve në Zvicër u nderua me çmimin «Prix Diaspora».

Intervista dhe foto Llukman HALILI & Dashnim HEBIBI

Ueli Leiunberger, një kohë të gjatë ishte adresa e shqiptarëve në Zvicër.

Për disa shqiptarë është ende një adresë, e ajo ishte aktuale që nga vitet e ‘80-ta, kur punoja si sekretar sindikal në Sitten, dhe kur i njoha nga afër shqiptarët e asaj kohe, siç thuhej të ish-Jugosllavisë. Unë e pashë nga afër çfarë domethënë ta kishe një rrogë dhe të tërën ta dërgosh në Kosovë. Më pastaj, kontaktet i vazhdova kur isha në Qendrën Sociale Protestante, e pastaj në Shkollën Popullore (Universiteti i Gjenevës), që ne e themeluam. Unë edhe sot kam shumë kontakte me shqiptarë. Në anën tjetër, jam i shqetësuar, por edhe i pikëlluar. Do të them diçka që një pjese të udhëheqjes kosovare sigurishtë nuk do i pëlqej : E kam përshtypjen që Diaspora, e cila i dha gjithçka Kosovës nuk është e respektuar atje, është e nënvlerësuar dhe e nënçmuar. Diaspora ka dërguar miliarda në Kosovë, në Maqedoni, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe Mal të Zi, miliarda franga. Së pari në përkrahje të familjeve viteve të ‘70-ta, ‘80-ta e 90-ta e përkrahu me të gjitha mjetet dhe mundësitë luftën për pavarësi, UÇK-në, FARK-un etj. Dha gjithçka për rindërtim pas luftës. Krejt kjo me shpresë që në Kosovën e lirë do të ketë mundësi edhe për kthimin e tyre, por kjo dëshirë për pjesën më të madhe mbeti vetëm iluzion. Çka më shqetëson dhe për çka jam angazhuar shumë dhe e kam kritikua edhe qeverinë tonë, edhe kam intervenuar në Parlament, është mosrealizimi dhe mos nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në sferën e sigurimeve sociale. Kjo edhe për fajin e organeve të pushtetit në Kosovë.

Në skenë doli gjenerata e dytë e shqiptarëve, që i quajtën ‹Secondos›. 

Jam shumë i gëzuar që gjenerata e shqiptarëve ‹Secondos› ia doli t’i arrijë qëllimet e jetës – të integrohen në shoqëri. Prindërit e tyre janë sakrifikuar për ata. Një herë për Kosovën dhe trojet tjera, e tash për fëmijët e tyre. Ka tash shumë të rinj, e kjo më gëzon tej mase që kanë zanate të mira dhe i kanë përfunduar studimet nëpër universitetet tona. Sot kemi avokatë e avokate, shqiptarë, kemi mjekë që këtu kanë lindur, apo edhe kanë ardhur në moshë shumë të re. Është një gjeneratë e re, një potencial që e kërkon vendin e vet në shoqëri dhe pa dyshim me merita edhe do ta zënë atë vend.

Në Zvicër e përjetuam transferimin nga punëtorë të mirë në tregtarë droge?

Në fillim, opinioni ishte pozitiv. Në vitet e ‘80-ta, shqiptarët njiheshin si punëtorë të mirë – ‹Büezer›. Ata nuk njiheshin si shqiptarë, por si punëtorë jugosllavë. Ishin të nderuar se punonin mirë dhe me nder, dhe luftonin për një vend pune, ngase familja kishte shumë nevojë… Kjo ishte njëra anë, kurse tjetra ishte pas viteve të ’80-ta. Ndodhën shumë gjëra që më nxitën ta themeloj shkollën popullore si një adresë integrimi, solidariteti dhe informimi. Ishin tri çështje që më nxitën në këtë drejtim: Milosheviqi erdhi me klikën e tij në pushtet, nisën represaliet e papara dhe u shuan institucionet e Kosovës. Në të njëjtën kohë, karshi shqiptarëve Zvicra e zbatonte një politikë tejet restriktive emigruese. Modeli i 3 rretheve në fushën e migrimit i përjashtonte punëtorët sezonalë nga ish-Jugosllavia, posaçërisht ata që vinin nga Kosova dhe Maqedonia. Erdhi deri te një varfërim i këtyre njerëzve. Befasisht, sezonalët e humbën vendin e punës dhe rrogat. Ai duhet të kthehej, apo të qëndronte në të zezë, e kjo ishte çështja e dytë. Çështja e tretë: Erdhi rinia e cila nuk donte të shërbente në ushtrinë jugosllave, d.m.th. ushtrinë serbe. Çështja tjetër, që po e radhis si të katërtën, fakti që tregtia me heroinë në vitet 1988/89 kaloi nga duart turko-libaneze në kompetencat e shqiptarëve. Këtu ndodhi një përmbysje e lehtë e opinionit për shqiptarët nga punëtorë të mirë krahu, në tregtarë droge.

Shqiptarët nisën të shikohen dhe vlerësohen nga prizmi jo i kulturës dhe traditave të begatshme, por nga problemet që i krijonte një pakicë nga ata. Këta trendë zgjatën dy-tre vjet dhe këto dukuri u shfrytëzuan nga e djathta ekstreme, nga ana e popullistëve të demokratëve zviceranë dhe SVP-së për t’i përkeqësuar politikat e migracionit dhe të azilit.

Jo që jam ndonjë profet, apo ashtu diçka, por unë nga fundi i vitit 1995, kur plasi lufta në Bosnjë, parashikova që një luftë e ngjashme do ta kaplojë edhe Kosovën.
Gjatë kësaj kohe mori hov lëvizja kundër të huajve, që i kishte në shënjestër shqiptarët, por në të cilën për fat nuk u përfshin shumica e zviceranëve. Atë kohë erdhën në Zvicër mijëra të rinj që e kundërshtuan luftën dhe inkuadrimin e tyre në luftë në anën e ushtrisë së Milosheviqit dhe, në vend që atyre t’u thuhet ‘ju lumtë juve që e refuzuat luftën e ndyrë në Bosnjë e Kroaci’, ata u keqtrajtuan këtu. Ata erdhën në regjionet ku e kishin një dajë, një vëlla apo dikë tjetër, por u dërguan në pjesët tjera të Zvicrës. Dikush e kishte dajën në St. Gallen dhe të njëjtin e dërguan në Gjenevë ku s’e kishte askënd, dhe këtu nisën edhe problemet e tyre. Këta njerëz dhe punëtorë të mirë e të zellshëm nuk u trajtuan si duhet, nuk u morën seriozisht.

A keni menduar ndonjëherë që gati më shumë se gjysma e ekipit kombëtar zviceran mund të jen shqiptarë?

Jo vetëm unë, por askujt s’i ka shkuar mendja që kjo mund të ndodhë. Edhe sot ua tërheq vërejtjen disa kolegëve nga radhët e SVP-së se ka lojtarë, të cilët kanë luftuar t’i përzënë nga Zvicra, ata dhe familjet e tyre, e sot u duartrokasin kur shënojnë për Zvicrën. Më vonë erdhi një periudhë tejet e vështirë, nga viti 1997 deri 1999. Ne kontribuuam dhe u solidarizuam aq sa mundëm me popullin shqiptar. Personalisht jam krenar që në Gjenevë nuk erdhi në shprehje urrejtja ndaj shqiptarëve, dhe unë kam kontribuuar që në Zvicër shqiptarët të njihen siç është më së miri.

Në «skenë» është gjenerata e tretë, për të cilën Kosova e Maqedonia janë Atdheu i prindërve?

Një e vërtetë e madhe kjo. Të rinjtë tash thonë ‹unë jam nga Zvicra, por prindërit i kam nga Kosova ose Maqedonia. Rrënjët i kam atje, por unë jam nga këtu›. Ata nuk janë më të «shkapërderdhur» herë atje e herë këtu, si baballarët e tyre. Ata e donin kthimin ne vendlindje, ndërkaq për këtë gjeneratë ajo nuk është temë e rendit të ditës. Kjo gjeneratë e nis rrugën e karrierës nga pronarët e lokaleve gastronomike e deri te kantieret e mëdha të ndërtimtarisë, ndërmarrje tjera të mëdha. Është një potencial i hatashëm dhe shumë domethënës për Zvicrën. Kur të arrihet kjo, e kjo po arrihet dita-ditës, paragjykimet s’kanë më peshë dhe nuk bëhen për interes të grupeve të caktuara. Shqiptarët duhet edhe më shumë të dëshmohen dhe Zvicra i ofron këto mundësi.

Por, Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës ende janë në varshmëri të remitencave të Diasporës?

Mirë, por unë vërej dy gjëra. Ka njerëz që janë shumë aktivë dhe provojnë të bëjnë diçka, të ndërtojnë, por, në anën tjetër, e kjo është shumica, presin ndihma nga jashtë. Diaspora është furnizimi i tyre dhe jeta e tyre. Ka familje që vërtet presin shumë nga vëllezërit, dajallarët ose djemtë që jetojnë këtu. Ndihmat ishin shumë të nevojshme gjatë viteve të ‘80-ta dhe në fazën e parë pas pavarësisë, por tash duhet më shumë iniciativë, dhe nuk duhet pritur nga tjetri, qoftë nga Bashkimi Evropian, apo nga vëllezërit jashtë. Njerëzit në fillim kanë ide për projekte të mëdha, por kjo është gabim. Duhet nisur me «vogëlsira». Këto rajone, si Kosova, Maqedonia, Lugina apo Mali i Zi, kanë potencial të madh në fushën e bujqësisë, që aspak nuk shfrytëzohet, por prodhimet importohen nga Turqia, Serbia apo Bullgaria. Nevojiten shumë reforma në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Nuk e them këtë vetëm pse jam i gjelbër, por problemi më i madh te shqiptarët, e posaçërisht në Kosovë është korrupsioni. Këtë nuk e thonë vetëm raportet e vëzhguesve, por e heton edhe çdokush tjetër gjatë bisedave me njerëzit e thjeshtë gjithandej.

Mirë, por udhëheqjet, si në Kosovë, ashtu edhe Maqedoni, janë një lloj «importi» nga jashtë?

Po, e kuptoj ku do të dalësh. Por, ata duhet ta dinë nga kanë ardhur, ku janë dhe pse janë. Nuk jua them me emër, por ja një shembull: Dikush më parë ishte një varfanjak thuajse i mjerë, që në Kosovë s’kishte shumë, e kur erdhi te ne këtu s’kishte më asgjë. Këtu i mori ndërresat, këmishët, mantelin që të mos mërdhijë dhe i njëjti gjashtë vjet më vonë doli milioner në Kosovë, por i harroi ata që e ndihmuan, njerëzit e vet, por edhe veten.

Si e shihni raportin Diaspora e Zvicrës – trojet shqiptare?

Ka njerëz që duan të bëjnë diçka për ato vende nga kanë ardhur, duan të investojnë, por për këtë duhet stabilitet, duhen ligjet që i rregullojnë parimet e investimit, që njerëzit të mos e humbasin pasurinë e tyre. Gjithë potenciali investues shqiptar duhet të bindet për investime, jo me fjalë, por me vepra, duke ua krijuar kushtet për të cilat nuk duhet negociuar nën tavolinë, d.m.th. siguria, stabiliteti, garancitë dhe lufta kundër korrupsionit, e deri atëherë ka shumë punë për të bërë.

A ka shumë shqiptarë të gjelbër?

Po, në Gjenevë kemi shumë antarë, kemi këshilltarë politikë në nivel të komunave me prejardhje nga Kosova e nga Maqedonia. Por, ajo që më shqetëson dhe më hidhëron është fakti që shumë shqiptarë e votojnë SVP-në, partinë që ua nxiri jetën prindërve të tyre. Shpresoj që ky trend të ndalet.

Sikur deshët të thoni edhe diçka?

Po, nuk është e imja të jap këshilla, por do të doja që forcat politike shqiptare, si në Kosovë, Maqedoni apo në Luginë e Mal të Zi, t’i flakin mospajtimet, të bashkëpunojnë ndërmjet veti. Nuk mendoj për koalicione të mëdha, por për çështjet madhore të jenë bashkë. Në politikë ka kundërshtarë, por jo armiq. Një armik eliminohet, kurse me kundërshtarin politik kemi konfrontim programesh e strategjish, por me ta njeriu bashkëpunon..

Nuk ka tubim, manifestim apo mbledhje të komunitetit shqiptar, në të cilin nuk dominon slogani ‹Faleminderit Zvicër!› 

Është e drejtë dhe e arsyeshme që shqiptarët ta falënderojnë Zvicrën për kontributin e saj, por nuk duhet tepruar në këtë drejtim. Prapë po them – është e drejtë të falënderohet Zvicra për kontributin në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar. Por, në vitin 1998 Zvicra e ka udhëhequr një politikë migruese jashtëzakonisht të keqe. Refugjatët nuk kishin drejtë të punonin ne Zvicër dhe dhunshëm ktheheshin drejt e në Beograd. Ju, siç e dini, policia serbe ishte e stacionuar në aeroportin «Kloten» dhe i transportonte shqiptarët për në Serbi. Zvicra paguante për çdo refugjat 1’300 franga. Është pozitiv kontributi i Zvicrës, por kishim edhe kohë të vështira, pengesa ligjore etj. Për atë them se çështjet problematike, si kjo me sigurimet sociale, duhet të zgjidhen sa më parë.