Udhëtimi nëpër Serbi jo edhe pa rrezik




Xhevar Hajredini nga Struga rrëfen për përjetime të «pakëndshme» gjatë udhëtimit me veturë nëpër Serbi. Për përvoja të ngjashme raportojnë edhe mërgimtarë të tjerë.

Teksti dhe foto Rexhep RIFATI

Në një takim në Cyrih, mërgimzarët Xhevar Hajredini nga Struga dhe Milaim Fetahu, nga Kosova, të cilët i lidh një miqësi e hershme përmes sportit, flasin rreth udhëtimeve në vendlindje.

Xhevar Hajredini tregon për një përvojë të hidhur derisa udhëtonte nga Zvicra në drejtim të vendlindjes. Ai shpjegon sesi më 14 dhjetor në udhëtim e sipër, në autostradën Beograd-Nish, pas dorëzimit të pasaportave zvicerane, në pikën kufitare Lipovac, përpara i doli një veturë duke i shkaktuar tymosje me një aparat. Një tym i ngjashëm me ato që përdoret në fushat e sportit, sa ky mezi arriti t’i shpëtojë pa u rrokullisur në një hendek. Hajredini tregon sesi derisa një person dy-tri herë nga vetura ia lëshoj këtë lloj tymi, duke e shndërruar rrugën në një mjegullinë, një person tjetër me veturë tjetër nga prapa përmes sirenës i sinjalizonte që të ndalonte.

Xhevari shpjegon se si mezi ia doli ti shmanget rrezikut. Ndaj edhe porosit që gjatë udhëtimit nëpër Serbi, mërgimtarët të udhëtojnë me një apo dy vetura të tjera, duke e ndihmuar e përcjell njëri tjetrin. Ai edhe aksidentet që u kanë ndodhur bashkatdhetarëve tanë i lidhë me mundësitë e sulmeve nga bandat e tilla. Bashkëbiseduesi shton se si kësaj radhe udhëtonte me të shoqen dhe me djemtë dhe se për të ishte rasti i parë i kësaj natyre, kur mezi arriti ta evitojë rrezikun. Hajredini rekomandon kujdes, sa herë që të udhëtojnë nëpër Serbi. Ai përkujton se vetëm një javë pas rastit të tij, gati në të njëjtin vend, i quajtur Kolare, ndodhi një aksident i rëndë ku humbi jetën një grua 40 vjeçare nga Gjilani dhe pati edhe disa të lënduar.

Ndërkaq një mërgimtar tjetër tregon sesi dy vetura në kalim i sinjalizuan që të ndalet, gjoja se kishte një defekt prapa në veturë; kur ky u ndal për të parë se çfarë mund të jetë defekti i, ata ia plaçkitën të shoqes së tij çantën me të gjitha stolitë që kishte në te.

Në foto: Milaim Fetahu e Xhevar HajrediniXhevar Hajredini nga Struga rrëfen për përjetime të «pakëndshme» gjatë udhëtimit me veturë nëpër Serbi. Për përvoja të ngjashme raportojnë edhe mërgimtarë të tjerë.

Teksti dhe foto Rexhep RIFATI

Në një takim në Cyrih, mërgimzarët Xhevar Hajredini nga Struga dhe Milaim Fetahu, nga Kosova, të cilët i lidh një miqësi e hershme përmes sportit, flasin rreth udhëtimeve në vendlindje.

Xhevar Hajredini tregon për një përvojë të hidhur derisa udhëtonte nga Zvicra në drejtim të vendlindjes. Ai shpjegon sesi më 14 dhjetor në udhëtim e sipër, në autostradën Beograd-Nish, pas dorëzimit të pasaportave zvicerane, në pikën kufitare Lipovac, përpara i doli një veturë duke i shkaktuar tymosje me një aparat. Një tym i ngjashëm me ato që përdoret në fushat e sportit, sa ky mezi arriti t’i shpëtojë pa u rrokullisur në një hendek. Hajredini tregon sesi derisa një person dy-tri herë nga vetura ia lëshoj këtë lloj tymi, duke e shndërruar rrugën në një mjegullinë, një person tjetër me veturë tjetër nga prapa përmes sirenës i sinjalizonte që të ndalonte.

Xhevari shpjegon se si mezi ia doli ti shmanget rrezikut. Ndaj edhe porosit që gjatë udhëtimit nëpër Serbi, mërgimtarët të udhëtojnë me një apo dy vetura të tjera, duke e ndihmuar e përcjell njëri tjetrin. Ai edhe aksidentet që u kanë ndodhur bashkatdhetarëve tanë i lidhë me mundësitë e sulmeve nga bandat e tilla. Bashkëbiseduesi shton se si kësaj radhe udhëtonte me të shoqen dhe me djemtë dhe se për të ishte rasti i parë i kësaj natyre, kur mezi arriti ta evitojë rrezikun. Hajredini rekomandon kujdes, sa herë që të udhëtojnë nëpër Serbi. Ai përkujton se vetëm një javë pas rastit të tij, gati në të njëjtin vend, i quajtur Kolare, ndodhi një aksident i rëndë ku humbi jetën një grua 40 vjeçare nga Gjilani dhe pati edhe disa të lënduar.

Ndërkaq një mërgimtar tjetër tregon sesi dy vetura në kalim i sinjalizuan që të ndalet, gjoja se kishte një defekt prapa në veturë; kur ky u ndal për të parë se çfarë mund të jetë defekti i, ata ia plaçkitën të shoqes së tij çantën me të gjitha stolitë që kishte në te.

Në foto: Milaim Fetahu e Xhevar Hajredini