Udhëtim përgjatë Shqipërisë

Kevin Rusby dhe familja e tij në kuadër të udhëtimit të tyre nëpër ballkan, kanë arritur në Shqipëri – dikur vend që nuk ia hapte derën asnjë të huaji, tani vend që po rimerr veten, ekscentrik dhe dashmirës

Menjëherë pasi kaluam kufirin në pjesn veriore të Shqipërisë, afër Shkodrës, përballemi një dilemë të madhe: Bregdetin a malit? Kam dashur ta vizitoja Shqipërinë që nga vitet nëntëdhjetë… Por ne arritëm në pikun e zhegut – 40 shkallë celsius ishte temperatura – kështu që deshëm të merrnin rrugën drejt maleve juglindore ku kishte freksi. Pasi ia kishim kaluar fort mirë në Kroaci dhe Mal të Zi, Shqipëria ishte një vend i mbajtur keq, por i dashur, me rrugët e pashtruara dhe të ofronte një rrëfim jashtëzakonisht mbresëlënës.

Pasi kaluam një natë në një hotel ndanë rrugës, vazhduam në drejtim të jugut, duke u kthyer prej rrugës kryesore në Urakë që të eksploronin zonën. Një doracak njofton se aty ka tuma ilire afër fshatit të quajtur Selea. Rruga pas pak zgjatet në pjesë të pashtruara dhe merr shumë kthesa. Ne ndalemi të pyesemi për drejtimin që duhet të gzjedhim dhe në këtë moment më në fund kemi arritur në Shqipëri.

Burri flet goxha shumë dhe lëviz duar e krah njëkohësisht. Ma ha mendja se kymë shumë se 90 për qind të fjalëve i flet shqip dhe përzien fjal ëtëgjuhëv etë tjera evropiane, por asnjëra fjalë nuk tingëllon anglisht. Shqipja është krejtësisht ndryshe prej gjuhëve të tjera të gjalla, por ta flasësh shpejt para të huajve e bën gjerësisht gjuhë gjithëpërfshirëse. Ky burrë na rekomandon q ëtë kthehemi në të majtë. Ne e dëgjojmë dhe pasi bëjmë më shumë se një kilometër rrugë, e shohim se ka pasur të drejtë.

Larg prej anës ton ëtë djathtë është një urë madhështore antike, duke e këputur lumin me dy harqe mbresëlënëse prej gurësh. Një riosh qëndron pip në shalën prej lëkure në kalë. «Via Egnatia», thekson djaloshi, duke treguar saktësisht te lokacioni i urës. «E vjetër!»

Kjo ëhstë e kuptueshme. Via Egnatia ishte ndërtuar në shekullin e tretë para erës sonë, mbase sipër një rruge të mëhershme, pika e vetme e lidhjes ndërmjet rajoneve lindore dhe perëndimore të perandorisë romake.

Këmbë të njohura kanë rrahur këtë rrugë, përfshirë edhe Jul Cezarin, apostullin Paul, dhe shumë kryqtarë. Ka shpresë se mbetjet e kësaj rruge antike mund të shndërrohen në një shteg të gjatë për alpinizëm, por tani për tani nuk ka asnjë shenjë që tregon historinë e kësaj ure. Kemi vetëm këtë të riun dhe kalin e tij para sysh, i cili na prin nëpër harqet e gurta që kanë rrahur shumë udhëtarë.

Teksa i kthehemi kërkimit ton ëtë tumave ilire, takojmë një burrë plakë sipër në gomar që na jep kumbulla të egra që i kishte hedhur në një sënduk. Ai kthehet e tregon me dorë kah mali, duke shënjestruar vrimën e zezë në faqen e një mali, e që ishte hyrje shpele. Një mbret ilir i shekullit të tretë para erës së re, Monumi, supozohet se është varrosur në të. Ne sillemi derisa mbërrijm ëte hyrja në kodrën tjetër dhe pamë tri varreza në shkëmb, të mbetura bosh moti kohë pasi janë marrë thesaret e mundshme, q ëishte dëshpërim i madh për Maddyn 12 vjeçe

Më vonë në të njëjtën ditë, ne vozisim përgjatë një gryke dhe arrijmë te Liqeni i Ohrit, treqind metra i thellë dhe tërësisht me gjallesa ujore. Maqedonia është në pjesën e skajshme lindore, nja dhjetë kilometra më larg. Në afërsi është një katundth me pamje të bukur, Lini, ku shtëpizat janë të mbushur me lule, zonja plaka me të zeza që mrizojnë në hije dhe të gjithë fëmijët kanë dalë të luajnë me barka. E ne vazhdojmë t’i themi njëri-tjetrit: «Do të doja të qëndroja në njërën prej këtyre shtëpizave». Një zonjë e re na thotë anglisht: «A dëshironi të qëndroni në shtëpizën time?»

Rosa na prin nëpër shtegun e oborrit në tarracën e saj në hije me pamje nga liqeni, ku qëndron edhe barka e saj. Ajo na bën konak me nga një gotë raki dhe m enjë shportë të mbushur deng me fik. Nuk ka asnjë fije dyshimi se do të qëndrojmë: dilema e vetme është sa vjet do të qëndronim. Drekojmë koran, një lloj i veçantë peshku dhe eksplorojmë kepin. Më vonë notojmë. Aty k anjë kishë të shekullit të pestë me mozaikë të karabusha që hanë kokërrat e ëmbla të rrushit.

«Fshati është gjysmëortodoks dhe gjsmëmyslimanë», na tregon më vonë Rosa. «Po rtëgjithë jemi të lumtur bashkërisht».

Largohemi hezitueshëm ditën tjetër dhe vazhdojmë rrugën nëpër male në kufirin grek, duke arritur në Dardhë, dikur një qndër e rëndësishme tregtare, por tani gjerësisht e braktisur. Dis aprje shtëpive të bukura prej guri po restaurohen, sikur se edhe rruga – nuk ka dyshim se ka plan etë mëdha për Dardhën. Por ne vendosim të ecim rugës së pashtruar derisa mbërrijmë te një shtëpi. A është BB? Nuk mund të vendosim.

Hyjmë në kopshtin idilik. NJë zonjë plakë me të zeza na përshëndet duke puthur në faqe Sophien dhe Maddyn, pastaj na shërben raki. Ajo nuk e kupton pse Maddy nuk i ka lëshuar gjërat në tokë. Ajo flet pa ndalur. «Ma merr mendja se po shpjegon për punën e ujqve dhe të malit», them unë. «Jo», nuk pajtohet Sophie, «po flet për Lojërat Olimpike të Londrës».

Nj ëburrë hyn brenda dhe na tregon me anglisten e tij të çalë se Floria, nëna e tij, po na ofron një dhomë, por dëshiron ta kuptojmë se sot nuk do të gatuajë lakror – megjithëse lakror do të ketë në taverën e afërt.

Përsëri nuk ka asnjë fije dyshimi se do të qëndrojmë. Në tavernë, ku ka një rrëqebuall të ngrirë, por jo ujq, kamarieri na mbushur gotat e ujit prej një burimi të gjallë dhe ne pororosisim lakror. Ai pas pak vjen m enjë tepsi në dorë, me ushqimin e shtrirë brenda saj. Na e shtron në tryezë. «Lakror», thekson djaloshi.

E marrim vesh se lakrori është specialitet lokal, pak si puna e byrekut turk – një pite me peta të mbuhsur me gjizë dhe perime të shijshme. Ne jemi me fat që do ta shijojmë këtë ushqim edh egjatë dy ditëve të ardhshme. Kur largohemi, Florisë i thyhet zemra pse nuk mund ta shijonim lakrorin e saj, por i premtojmë se do të kthehemi. Po rmbi të gjitha, na e ka marrë zemrën ky vend i quajtur Shqipërië m egjen ekscentrik dhe me banorët e saj. Të gjithë janë dashamirë në Shqipëri.

«Guardian»