Udhëheqësi i serbëve dëshiron ta shpërthejë Bosnjën

Serbët në Bosnjë e Hercegovinë dëshirojnë ta prishin bashkësinë me myslimanët dhe kroatët. Një rrezik për Ballkanin.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ndjek shkëputjen nga Bosnja e Hercegovina. Stanisic Vladimir / Shutterstock



Mjerisht nuk përbën më ndonjë sekret t’i vësh në pyetje kufinjtë në Evropë. Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, krijon fakte në Ukrainë, kolegu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, do një Turqi të Madhe dhe paraqet pretendime mbi ishuj grekë.

Milorad Dodik është gjithashtu president. Vetëm se atë zor se e njeh dikush. Dodik e kryeson Republika Sërbskën, zyrtarisht pjesë e Bosnjë e Hercegovinës. Prej vitesh ai po lufton për pavarësinë e kreaturës së udhëhequr prej tij, në të cilën jetojnë 1,2 milionë njerëz. Në gjysmëvjetorin e parë të 2017-tës, ka lajmëruar presidenti, populli duhet të vendosë për pavarësinë.

Plani që Dodik po ndjek prej vitesh dhe tani dëshiron ta zbatojë është: Shkëputja nga Bosnjë e Hercegovina, krijimi i një shteti të mëvetësihëm me perspektivën e bashkimit me Serbinë. «Ideja e mrekullueshme për ndarjen e republikës së serbëve dhe krijimi i një bashkësie me serbët ekziston», i ka thënë Dodik gazetës beogradase «Kurir». Me Qeverinë qendrore boshnjake në Sarajevë udhëheqësi i serbëve nuk ka pasur kurrë ndonjë bashkëpunim për të thnënë. Republika e Bosnjë e Hercegovinës e shpallur më 1992 ishte një lindje e vështirë. Lufta qytetare e ka prekur rëndë vendin.

Kufinj fiks të brendshëm

Vetëm Marrëveshja e Daytonit më 1995 mund ta vendoste statusin që vlen deri më sot. Ndërmjet grupeve etnike u tërhoqën kufinj të brendshëm. Ekziston një federatë boshnjako-kroate, Reublika Serbe dhe Zona e Posaçme e Bërçkos. Rreth 50 për qind e popullatës prej 3,5 milionëve janë boshnjakë myslimanë, te 35 për qind serbë ortodoksë dhe 15 për qind kroatë katolikë. Një shtet unitar e duan vetëm boshnjakët. Kroatët dëshirojnë të mbështeten në Kroacinë fqinje, kurse serbët duan të shkëputen fare.

Administrata qëndrore rezidon në Sarajevë. Ajo ka një presidium shtetëror, të cilin e udhëheqin një politikan boshnjak, një serb dhe një kroat.

Ekonomikisht republika qëndron dobët. Në të vërtetë viteve të kaluara në Bosnjë e Hercegovinë ka pasur një rritje ekonomike prej dy përqindëve, por shkalla e papunësisë shkon në rreth 30 për qind, tek të rinjtë madje deri në 60 për qind.

Beogradi nuk do të ndihmojë

Punëdhënësi kryesor është administrata mbidimenzionale. Rroga mesatare në vend me 430 euro në muaj është një ndër më të ultat në krahasim evropian.

Qindra miliona euro nga arkat e UE-së kanë rrjedhur për vite me radhë në Bosnjë e Hercegovinën e përçarë politikisht. 168 milionë euro kanë ardhur në harkun kohor 2014 deri 2017. Në dhjetor të vitit të kaluar vendi kandidat i UE-së ka aplikuar për pranim në UE. Milorad Dodik nuk e konteston këtë – ai po punon në shtetin e tij të ri. Ndonëse ai do të duhet të llogaris kot në përkrahje nga Beogradi. Atje nuk duhet të rrezikohen ambiciet e veta për në UE. Prandaj edhe sado me dhimbje po pranohet pavarësia e Kosovës.

Një fanitje e Serbisë së Madhe do ta përmbyste baraspeshën fragjile në Ballkanin perëndimor. Sepse në mesin e shqiptarëve të vetë Shqipërisë, në Maqedoni dhe në Kosovë sillet gjithashtu vizioni i një shteti të madh.

Por Dodik mund të llogarisë në përkrahjen e vëllezërive sllavë në Rusi: Moskës do t’i pëlqente një bastion në Ballkan.

(«volksstimme.de») ks