Udha

Gennadiy Aygi



Kur askush nuk na do
fillojmë
të duam nënën.

Kur askush nuk na shkruan
kujtojmë
miqtë e vjetër.

Dhe fjalët i shqiptojmë vetëm sepse
heshtja na është e tmerrshme
dhe lëvizjet të rrezikshme.

Në fund – në parqet e rastësishme të harruara
qajmë nga boritë mjerane
të mjeraneve orkestra.