U ul apo nuk u ul TVSH-ja?

Dje gjithandej u dha lajmi, për rrethanat e Kosovës shumë i rrallë, për uljen e tatimit të vlerës së shtuar nga 16 për qind në 8 për qind për produktet esenciale që nga dita e sotme.

Këtu hyjnë produktet nga drithërat, qumështi, vaji, vezët, furnizimi me ujë të pijshëm, me energji elektrike e shërbimet komunale.

Por, tash për tash nuk doli të jetë ashtu.

Të paktën sipas një lexuesi të Koha.net, i cili në redaksinë e portalit tonë e dërgoi këtë kupon sipas të cilit shihet se tatimi i vlerës së shtuar nuk është zbatuar fare. Sidomos jo për produktet esenciale të bëra nga mielli.

Ose, siç pyet me habi lexuesi ynë, a janë “kiflet e mbushura të prodhuara nga mielli”.

Shikojeni foton dhe binduni a është kështu (kuponi mban datën e sotshme, kur fillon zbatimi i ligjit të ri për TVSH-në).