U themelua Grupi i Emigrantëve të socialdemokratëve në St. Gallen.

Të shtunën e 22 gushtit u themelua Grupi i Emigratëve të SP-së. Ideja e tij është integrimi më i mirë i emigrantëve në jetën politike dhe angazhimi i tyre kundër urrejtjes ndaj të huajve.

Iniciator për themelimin e Grupit ishte kandidati SP-së së Wilit për deputet federal – Arbër Bullakaj. Në takimin e zhvilluar në Resaturant Dufour në St. Gallen ishin të pranishëm rreth 50 persona. Atyre iu drejtuan, përveç Bullakajt, edhe Adelina Muhaxheri dhe Adrian Nikolla. Ata referuan për përpjekjet për të drejtat e emigrantëve, duke i krahasuar ato me luftën për të drejtat e grave, dhe situatën e stinorëve në shekullin e fundit. Pjesëmarrësit i kanë përshëndetur edhe kryetarja e SP-së për St. Gallen, Monika Simmler, deputetja federale, Barbara Gysi dhe deputeti i Dhomës së Vogël të parlamentit, Paul Rechsteiner.

Në grupin e emigrantëve të SP-së së St. Gallenit, përveç të sipërpërmendurve, bëjnë pjesë edhe Etrit Hasler, Mirjam Angehrn, Daniel Ucha dhe Fidan Shahini. Një prej qëllimeve në horizont të Grupit është e drejta e votës për të huajt. «Gjithçka tjetër përveç përshirjes së të gjithë popullatës nuk është e denjë për një demokraci», thuhet në komunikatëne Grupit për mediat. Si një hap i ndërmjemë për në këtë qëllim është lehtësimi i fitimit të shtetësisë zvicerane. Në kantonin e St. Gallenit janë 100’000 veta pa të drejta politike është shprehur i indinjuar Arbër Bullakaj. Për më tepër, Knatoni është një shembull i keq në Zvicër, për sa i përket çështjes së shtetësisë.

Emigrantët e SP-së në fund të takimit të tyre e miratuan një rezolutë për partinë e kantonit, me çka kërojnë revidimin e Ligjit për Fitimin e Shtetësisë. Para së gjithash për ta është i papranueshëm afati i stërzgjatur i procesdimit të aplikacioneve për shtetësi. Sipas Grupit, afati komunal duhet të zbritet në një vit, kurse ai kantonal të fshihet fare. ks