U rrit numri i azilkërkuesve në Zvicër




Autoritetet zvicerane në vitin 2014 kanë pranuar 2’300 aplikime për azil më shumë se një vit më parë. Në krahasim me mesataren evopiane ky numër ka qenë më i vogël.

Numri i azilkërkuesve në Zvicër në vitin 2014 ishte për njëmbëdhjetë për qind më i lartë se në 2013-tën. Kurse në gjithë Evropën rritja e aplikimeve për azil ka shënuar 35 për qind, njofton Tages Anzeiger.

Dallimi midis Zvicrës dhe vendeve të tjera të Evropës shpjegohet me arsyet e dobëta të ofruara për azil, ndërkaq vendet e tjera kanë qenë më gjeneroze në pranimin e azilkërkuesve. Mesatarja evropiane për 1’000 banorë e azilkërkuesve është 1,2. Në Zvicër kjo përqindje shkon në 3,0. Vetëm Suedia, Hungaria dhe Austria kanë për momentin një shkallë më të lartë të azileve se Zvicra në Evropë.

Numri i azilkërkuesve vitin e kaluar në Evropë ishte rritur nga 440’000 në 600’000. Një rritje e tillë nuk ishte njohur nga fillimi i viteve të 90-ta me luftën në Bosnjë. Sekretariati Shtetëror për Migracion këtë zhvillim e lidh me konfliktet e shumta përreth Mesdheut dhe në Afrikë.

Vendi nga ka në ardhur më së shumti azilkërkues në Zvicër ishte Eritrea. Për ta Zvicra është vendi më i lakmuar përveç Suedisë dhe Gjermanisë. Në vendin e dytë ishte Siria, ndërsa vendi i tretë nga vijnë më shumë azilkërkues në Zvicër është Sri Lanka. Një rritje të theksuar kanë shënuar kërkesat për azil nga Ukraina.

Prozedurat e përshpejtuara të trajtimit të kërkesave për azik kanë çuar në zvogëlimin e aplikacioneve për azlil nga Nigeria, Tunizia, Maroko, Gjeorgjia dhe Kosova.

Kërkesa e mëdha për azil kanë çuar edhe në rritjen e numrit të pranuarve të azilit. Vitin e kaluar ky numër ka shkuar nga 15 në 26 për qind. 6’199 personave u është njohur azili vitin e kaluar në Zvicër. Gjithmonë e më shumë refugjatë kishin aplikuar për mbrojtje, që sipas ligjeve të Zvicrës u mundësonte azilin.

Gjithsej janë refuzuar 12’139 aplikacione për azil. Numri i të pranuarve përkohësisht është rritur nga 30 në 58 përqind. / ks

Foto: K. ShabaniAutoritetet zvicerane në vitin 2014 kanë pranuar 2’300 aplikime për azil më shumë se një vit më parë. Në krahasim me mesataren evopiane ky numër ka qenë më i vogël.

Numri i azilkërkuesve në Zvicër në vitin 2014 ishte për njëmbëdhjetë për qind më i lartë se në 2013-tën. Kurse në gjithë Evropën rritja e aplikimeve për azil ka shënuar 35 për qind, njofton Tages Anzeiger.

Dallimi midis Zvicrës dhe vendeve të tjera të Evropës shpjegohet me arsyet e dobëta të ofruara për azil, ndërkaq vendet e tjera kanë qenë më gjeneroze në pranimin e azilkërkuesve. Mesatarja evropiane për 1’000 banorë e azilkërkuesve është 1,2. Në Zvicër kjo përqindje shkon në 3,0. Vetëm Suedia, Hungaria dhe Austria kanë për momentin një shkallë më të lartë të azileve se Zvicra në Evropë.

Numri i azilkërkuesve vitin e kaluar në Evropë ishte rritur nga 440’000 në 600’000. Një rritje e tillë nuk ishte njohur nga fillimi i viteve të 90-ta me luftën në Bosnjë. Sekretariati Shtetëror për Migracion këtë zhvillim e lidh me konfliktet e shumta përreth Mesdheut dhe në Afrikë.

Vendi nga ka në ardhur më së shumti azilkërkues në Zvicër ishte Eritrea. Për ta Zvicra është vendi më i lakmuar përveç Suedisë dhe Gjermanisë. Në vendin e dytë ishte Siria, ndërsa vendi i tretë nga vijnë më shumë azilkërkues në Zvicër është Sri Lanka. Një rritje të theksuar kanë shënuar kërkesat për azil nga Ukraina.

Prozedurat e përshpejtuara të trajtimit të kërkesave për azik kanë çuar në zvogëlimin e aplikacioneve për azlil nga Nigeria, Tunizia, Maroko, Gjeorgjia dhe Kosova.

Kërkesa e mëdha për azil kanë çuar edhe në rritjen e numrit të pranuarve të azilit. Vitin e kaluar ky numër ka shkuar nga 15 në 26 për qind. 6’199 personave u është njohur azili vitin e kaluar në Zvicër. Gjithmonë e më shumë refugjatë kishin aplikuar për mbrojtje, që sipas ligjeve të Zvicrës u mundësonte azilin.

Gjithsej janë refuzuar 12’139 aplikacione për azil. Numri i të pranuarve përkohësisht është rritur nga 30 në 58 përqind. / ks

Foto: K. Shabani