U promovua libri i 17-të i Shefqet Dibranit

[Best_Wordpress_Gallery id=”87″ gal_title=”Dibrani”]

«Pinjollët e Rrustem Llukës» ndërtohet nga rrëfimet e një ish-ushtaraku në frontin e Koshares dhe mbështet në mbi 600 burime.

Teksti dhe fotot Rexhep RIFATI

Zofingen, 24 janar 2015

Njëri nga autorët më të frytshëm shqiptarë në Zvicër, si për nga sasia dhe cilësia, Shefqet Dibrani, u prezentua edhe me një libër voluminoz monografik. Në prani të mërgimtarëve me prejardhje nga vise të ndryshme shqiptare e të protagonistit të kësaj monografie, Shpend Shalës, pasardhës i familjes së Rustem Llukës, u bë promovimi i librit të 17-të të tij. Botues është Shoqata «Salih Çekaj», në Zvicër, që ka ndihmuar edhe botimin e disa librave të tjerë kushtuar figurave të rëndësishme kombëtare.

Duke i bërë një vështrim jetës së autorit dhe vet veprës «Pinjollët e Rrustem Llukës», kryetari i Shoqatës së Intelektualeve në Zvicër, Abas Fejzullahi, përkujtoi se ecejaket jetësore të autorit Dibrani kanë lënë gjurmë në fushën e krijimtarisë letrare, të publicistikës dhe kritikës letrare. Me një fjalë, Shefqet Dibrani me veprat e tij në prozë dhe poezi, tani më është i mirënjohur në mbarë hapësirat shqiptare dhe në mërgatë. Ai jeton dhe vepron në qytetin St. Gallen në Zvicër.

Më tej, Fejzullahi, vlerësoi se një punë e çmuar dhjetëvjeçare për realizimin e këtij projekti me rëndësi publicistiko-historike u kurorëzua me shumë sukses. Për këtë merita i përket si autorit, ashtu edhe pasardhësve nga trungu familjar i Rustem Llukës: Avdyl Shala, Shpend Shala e tjerë. Monografia ka 496 faqe, ku përfshihen edhe albumet me fotografi dhe dokumente të tjera si dëshmi plotësuese dhe 615 burime nga janë marrë dhe janë bazuar të dhënat e saj.

Stërnipi i Rrustem Llukës

Bazë këtij libri është rrëfimi i Shpend Shalës, stërnipi i Rrustem Llukës, pinjoll i Kullës së Rrustem Llukës, nipi i Demë Ali Pozharit, i cili në libër tregon për familjen, për jetën e tij dhe për tshumë ngjarje që ai i shpalos në hollësi. Sipas këtyre burimeve kulla e familjes së Demë Ali Pozharit, kullë e qëndresës, e kuvendeve dhe takimeve të krerëve të organizatave dhe lëvizjeve me rëndësi kombëtare shërbeu edhe si shkollë e parë shqipe nga viti 1915 deri 1918. Për këtë arsye edhe është djegur katër herë.

Me një vështrim, »Monografi me vlera historike e publicistike», u paraqit edhe profesor Sallah Januzi, i cili ndër të tjera theksoi: «Kjo monografi që kemi në duart tona është libri i 17-të i Shefqet Dibranit, pa i llogaritur punimet tjera të cilat i lexojmë në shtypin e përditshëm dhe nëpër rrjetet sociale. Edhe përgatitja teknike e kësaj monografie po dëshmon se autori është përgatitur të sfidojë këtë rrugë vetëm, pasi edhe përgatitja teknike e librit është punë e tij…» Më pastaj Sallah Januzi u bëri një vështrim veç e veç kapitujve të librit.

Kapitulli i dytë përshkruan jetën, veprën, aktivitetin dhe vuajtjet që i përjetoi Demë Ali Pozhari, i cili u lind më 1905 në Pozhar dhe vdiq më 1976 në Turqi. Ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare, kryetar i Komunës së Rozhajës në vitet 1942–1944 dhe një ndër organizatorët e mbrojtjes së Plavës e Gucisë, Pazarit të Ri dhe trojeve tjera shqipatre. Demë Ali Pozhari kishte marrë pjesë në të gjitha organizimet e rrethit të Dukagjinit dhe këtë aktivitet patriotik do ta vazhdojë edhe në Turqi. Ai në vitin 1968 do të marrë pjesë në organizimin e 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut në Shqipëri, ku do të ketë rastin të takohet me intelektualë nga Kosova, si Idriz Ajeti, Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Anton Çeta etj.

Nga «Nderi i Kombit» tek «Urdhri i Lirisë»,

Për kontributin që kishte dhënë për çështjen kombëtare, Demë Ali Pozhari, është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Dr. Bamir Topi me urdhër «Nderi i Kombit», ndërsa nga Presidentja e Kosovës është nderuar me titullin «Urdhri i Lirisë», nga Balli Kombëtarë i kanë ndarë mirënjohje të veçantë «Post Mortum», si dhe rrugë e këngë që këndohen nga rapsodë të ndryshëm. Monografia e Shefqet Dibranit i plotëson edhe më tej të dhënat për figurën e Demë Ali Pozharit.

Kapitulli i tretë i librit fillon me takimin e parë që kishte autori me Shpend Shalën më 23 prill 2000, në tubimin përkujtimor kushtuar vrasjes së Salih Çekajt dhe Agim Ramadanit, që u mbajt nën organizimin e nëndegës së LDK-së në St. Gallen. Në këtë kapitull të kësaj monografie përshkruhet në detaje Beteja e Koshares, duke ironizuar ata që flasin për trimëri dhe në emër të luftës, për të cilët Shpend Shala thotë se «kurrë nuk i pashë në luftë, e as në vijën e frontit.» Në këtë kapitull flitet edhe për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Salih Çekajt, Agim Ramadanit, Ekrem Rexhës, Tahir Zemajt etj. Në fund të fjalës së tij, Januzi përgëzoi Shefqet Dibranin për këtë libër, të cilin edhe teknikisht e cilësoi të përgatitur me një nivel shumë të lartë.

Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtuan edhe autori i librit Shefqet Dibrani dhe protagonisti, Shpend Shala. Ata veçmas falënderuan Shoqatën «Salih Çekaj». Pati përgëzime edhe nga vet pjesëmarrësit për këtë botim me vlerë dokumentare e historike. Në këtë mbrëmje të cilën e moderoi Qamil Çekaj, pjesën artistike me çifteli dhe violinë e përmbushën Vëllezërit Arbnor e Rrezart Kuqi.[Best_Wordpress_Gallery id=”87″ gal_title=”Dibrani”]

Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtuan edhe autori i librit Shefqet Dibrani dhe protagonisti, Shpend Shala. Ata veçmas falënderuan Shoqatën «Salih Çekaj». Pati përgëzime edhe nga vet pjesëmarrësit për këtë botim me vlerë dokumentare e historike. Në këtë mbrëmje të cilën e moderoi Qamil Çekaj, pjesën artistike me çifteli dhe violinë e përmbushën Vëllezërit Arbnor e Rrezart Kuqi.