U enda posht’ e lart

Foto: Shutterstock



U enda posht’ e lart së koti,
Gjer larg kërkova lumturi,
Kështu u rrejta mot pas moti,
Po gjithë ç’gjeta ishte vetmi.

Dëgjoja jetën se si zhurmonte,
Ia shihja dritën plot farfuri,
Po s’ishte dritë që të më ngrohte
Dhe ajo jetë ish kotësi.

Në fund u ktheva te vend i vjetër
Dhe tek e vjetra dashuri,
Ku me s’e ndjeva mallin tjetër
Që tej më shpinte në largësi.

Se botë e huaj me fyerje vetëm
Di ta shpërblejë çdo miqësi.
Atdheu e shtëpia, këto që mbetën,
Janë dhe botë dhe lumturi.

Përktheu: Petraq KOLEVICA