Ty të shndrit fytyra dhe unë shkoj…

Ti kalon këndej… Krejt kuajt më madhështor janë shaluar
Në blerimin e stinëve të gjitha distancat shkurtohen
Në çastin e dashurisë gjithçka që thua është e bukur!
Ti del, oh grua, gjinjtë e tu
janë oazë e bashkimit
ti del nga zemra ime… nga
shenjtëria e një shkronje shkëlqimtare.

Është zjarri që më kaplon…
Ti je zjarri im
në skajin e të cilit unë kërkoj mbrojtje në çastin e dashurisë…
Ti del nga brendia e gjakut tim
Mes dashurisë tënde dhe vdekjes unë vendosi për dashurinë
dhe vdekjen në të
Ti del… oh grua, fytyra jote është një vend
ku përhapen këngët e dashurisë…
Në prehrin tënd çastet e vështira marrin fund.
Ti je shpatë që fle në zemrën time
Të dua, lule e ëndrrës
«Çohu dhe dil prej gjakut tim»

Ti çohesh… dhe të gjitha distancat rrudhen
Tani je këtu mes vazhdimësisë së plagës sime të ëmbël
dhe shenjtërisë së një shkronje shkëlqimtare… ti shndrit
Tani jam këtu mes gjinjve të tu
dhe ëndrra fytyrën ma bleron…
Shkronjat e zgjuara drejtohen
dhe unë hap zemrën, bukuroshe
shtrihu në gjakun tim…

Dhe ti shtrihesh… të dua… unë
jam mishërimi i hartës së dashurisë
fytyra jote shndrit në çastin e flakëve të reja.
Përhapu… depërto thellë në gjakun tim
po, ti po përhapesh… unë ia vë krahun ëndrrës dhe shkoj…
Shauki Shafik

Përktheu: Enver RobelliTi kalon këndej… Krejt kuajt më madhështor janë shaluar

Përktheu: Enver Robelli