Turneu i çiklizmit fton për “kombinimin e duhur”

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, “Qendra e Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian” (EUICC) në Prishtinë, ka organizuar një turne me biçikleta në qytetin e Prishtinës.




Me moton “Bëni kombinimin e duhur”, ky organizim u ka dhënë mundësi qytetarëve që të mësojnë se çfarë rëndësie në të vërtetë kanë rrugët e qytetit dhe për të shqyrtuar forma të reja të transportit dhe sfidat urbane që ballafaqohen qytetarët për ruajtjen e ambientit, transmeton Koha.net.

Nisja ishte bërë nga “Qendra e Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian” dhe ka përfunduar në parkun kombëtar të Gërmisë.