Tuneli

Tren alpin duke kaluar Grykën e Gotthardit. Në të ardhmen, falë tunelit të ri prej 57 kilometrash, udhëtimi nga Zürichu në Milano do të shkurtohet ndjeshëm. Foto: Shutterstock



Për ditë me radhë

Një burrë qëndronte

Para shtëpisë sime.

Unë e këqyr nga dritarja

E dhomës së ndenjes,

Pa mundur të fle.

Drejtoj elektrikun e dorës

Jashtë në kopsht

Ai aty si gjithmonë.

 

Pas pak unë e hap

Derën e parme vetëm pak

Dhe i thërras të largohet

Nga kopshti.

Ai i picërron sytë

Dhe kujis.

Përplas derën dhe shkoj

Vrik në kuzhinë, mandej lart

Në dhomën e gjumit, pastaj poshtë.

 

Qaj si vocërrake dhe bëj gjeste të turpshme

Përmes dritares.

Unë shkruaj njoftime vetëvrasjeje

Me germa të mëdha e

I vendos diku që ai t`i lexojë mirë.

I bëj copë moblat

E dhomës së gjumit t`i kallëzoj

Atij se s`kam gjëra me vlerë

 

Kur kjo duket që s`e prek,

Vendos të gërmoj një tunel

Deri tek kopshti i fqinjit.

E zë me mur tullash

Lidhjen e qilarit me

Pjesën e sipërme.

Gërmoj fort dhe pas ndonjë kohe

Tuneli është gati

Si e lë lopatën e kazmën poshtë,

 

Dal përpara shtëpisë

Dhe qëndroj aty tepër i lodhur

Për të lëvizur apo folur

Me shpresën

Se ndokush do të më ndihë.

E ndjej që po më përgjojnë

Dhe ndonjëherë dëgjoj

Zërin e një burri,

Po asgjë s`ndodh

Dhe unë kam ditë që pres.

 

Shqipëroi: Idlir Azizi