Tualetet e shkollës fillore “Ismail Qemali” në gjendje të mjerueshme

Dita e parë e shkollës ka gëzuar mbi 29 fëmijë në mbarë vendin që për herë të parë u ulën në bankat shkollore. Këtij gëzimi iu bashkëngjitën edhe prindërit e tyre të cilët pushtuan rrjetet sociale me urime për më të vegjlit.

Por, ky gëzim për disa prindër ka qenë i shkurtër për faktin se kushtet nëpër shkollat e kryeqytetit, por jo vetëm, lënë shumë për të dëshiruar.

Një prind, që deshi të mbetej anonim, i ka dërguar në redaksinë e portalit Koha.net disa fotografi të banjave të shkollës fillore «Ismail Qemali» në Prishtinë, të cilat duken në gjendje të mjerueshme.

«Si mundet fëmija im të kryejë nevojat fiziologjike, apo të freskohet me pak ujë në këto ditë të nxehta në këto banja. Kjo gjendje, sipas informatave që kam nga prindërit tjerë fëmijët e të cilëve shkojnë në shkolla tjera të kryeqytetit, mbretëron në pothuajse të gjitha shkollat e qytetit», ka thënë ky prind për Koha.net.

Ndërkaq, Xhevdet Pozhari nga Komuna e Prishtinës, në një prononcim për Koha.net, ka thënë se kanë nënshkruar një kontratë kornizë për sanimin e kësaj gjendjeje dhe kjo pritet të realizohet gjatë kësaj jave.

«Ne si komunë s’kemi pasur informacion në lidhje me këtë gjë. Gjatë një vizite që e kemi pasur në shkollë e kemi konstatuar gjendjen dhe është nënshkruar një kontratë kornizë dhe në fund të kësaj jave do të sanohet kjo gjendje», ka thënë për Koha.net, Xhevdet Pozhari nga Komuna e Prishtinës.