Trump kërkon dorëheqjen e Obamas pas sulmit në Orlando

Një sulm terrorist në mëngjesin e sotëm në Amerikë ka lënë të vdekur 50 persona ndërsa janë lënduar 53 të tjerë në Orlando, Florida.

U.S. President Barack Obama speaks about the worst mass shooting in U.S. history that took place in Orlando, Florida, at the White House in Washington, U.S., June 12, 2016. REUTERS/Joshua Roberts

Dyshohet se sulmi është kryer Omar Mateen, fotot e të cilit tashmë janë publikuar nga policia amerikane, ndërsa përgjegjësinë për këtë sulm e ka marr Shteti Islamik.

Sulmi kishte ndodhur në një klub nate, që frekuentohej nga homoseksualët

Pas sulmit kandidati për president të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar dorëheqjen e presidentit amerikan, Barack Obama.

«A do t’i përmend më në fund presidenti Obama fjalët terrorizmi radikal islamik? Nëse jo, ai duhet të japë dorëheqje të menjëhershme, i turpëruar», ka shkruar Trump në Twitter.

Kurse përmes një deklarate i ka quajtur liderët amerikan të dobët.

«Liderët tanë janë të dobët, kam thënë se kjo do të ndodhte, dhe do të vazhdojë të përkeqësohet. Po mundohem që të shpëtoj jetë dhe të parandalojë sulmet e ardhshme terroriste. Nuk mund të përballojmë që të jemi korrekt politikisht më», ka thënë Trump, raporton Reuters.

Në anën tjetër Obama e ka quajtur këtë sulm si «akt i terrorizmit dhe urrejtjes».