Trump: I dua myslimanët

Donald Trump të shtunën i është përgjigjur një pyetjeje të CNN-it në lidhje me atë nëse myslimanët janë kërcënim për SHBA-të, duke thënë: «Unë i dua myslimanët. Mendoj se janë njerëz të mrekullueshëm».

U.S. Republican presidential candidate Donald Trump holds his bible while speaking at the Iowa Faith and Freedom Coalition Forum in Des Moines, Iowa, September 19, 2015. REUTERS/Brian C. Frank



Kandidati kryesor i Republikanëve për president këto komenti i bëri pas një fjalimi që mbajti para nxënësve të shkollave të mesme në Iowa të shtunën mbrëma, transmeton Koha.net.
Në këtë fjalim Trump i këshilloi nxënësit që të rrinë larg alkoolit.

Në pyetjen se a do të shqyrtonte mundësinë që të ketë myslimanë në kabinetin e tij, ai ka thënë: «Absolutisht, s’kam asnjë problem për këtë».

Gjatë këtij fjalimi me nxënësit, ai i këshilloi ata që të rrinë larg drogës dhe alkoolit, ndërsa duhet të ndjekin ëndrrat e tyre për profesionin që e duan.

Ndërkaq, ditë më parë, gjatë një tubimi elektoral, Trump nuk mbrojti myslimanët kur dikush nga publiku i tha atij se «myslimanët janë duke u trajnuar për të vrarë amerikanët», si dhe për atë se «Barack Obama është mysliman» dhe se «nuk ka lindur në SHBA». Ai u kritikua shumë për qasjen e tij ndaj këtyre dy çështjeve, duke qenë se Obama e ka publikuar certifikatën e tij të lindjes ku precizohet se nuk është mysliman dhe ka lindur në SHBA.