Tribunali i Hagës përfundon mandatin më 2017

Presidenti i Tribunalit të Hagës, Theodor Meron i ka paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara raportin e 22-të të rregullt vjetor. Ai ka thënë se Tribunali do t’i përfundojë të gjitha rastet dhe të mbyllë mandatin e vet deri më 2017, transmeton Koha.net njoftimin.




Ai ka bërë të ditur se Tribunali sivjet ka vendosur dy aktgjykime ankimi, ndërsa deri në fund të vitit do të marrë vendime të shkallës së dytë rreth gjykimit të Jovica Stanishiqit dhe Franko Simatoviqit, ndërsa më 2016 do të vendos për katër gjykime dhe dy proce4se ankimuese.

Më 2017 do të duhej të përfundonin proce4durat kundër Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit.