Tregimi i vajzës

Foto: Shutterstock



Kur ruejsha lopët te zalli i lumit n`mrina

Unë dymbedhtë vjeç-fëmi,

Hyna tinëz n`pemishtë rrethue me trina

E ika me molla n`gji

Nji plak, që lopët i ruente pror` me mue,

Më shikoi me plot deshirë

E m`tha gëzueshëm:Po qenke zhvillue!

Qe, besa! Po m`vje mirë”!

 

U skuqa e plaku i`cast m`u duk si shoq:

Janë molla!, I thashë tue qeshë

Përdhunë, e plakun nuk dij çka e dogj

E m`briti rrebët: Hajneshë!