Tre të lënduar nga përleshja në qendër të Prishtinës

Një përleshje që ka rezultuar me therje me thikë ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën «UÇK» në Prishtinë.




Këtë e ka konfirmuar për portalin koha.net, zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, që ka njoftuar se si pasojë e përleshjes tre persona janë të lënduar.

«2 persona janë shoqëruar në Stacionin Qendror të Policisë. Rasti është në fazën e intervistimeve dhe sipas hulumtimeve fillestare kjo ka qenë mosmarrëveshje e momentit», ka thënë Ahmeti për koha.net.