Tre fakte për verën e sivjeme në Zvicër

Vera e sivjeme në Zvicër ka qenë për mesatarisht 0,7 më e ngrohtë se ajo e disa viteve me radhë. Në total janë regjistruar mbi 700 orë me diell. Ne disa regjione ka pasur edhe rreshje të bollshme. Nga java e ardhshme vjen vjeshta.

Foto: LaMiaFotografia / Shutterstock

Në mënyrë të përmbledhur, vera e 2016-tës ishte nduarnduart, transmeton «watson.ch». Kjo javë do t’i japë edhe një hov asaj, pastaj do të vijë vjeshta. Gazeta ka kristalizuar tre fakte për verën e sivjeme, që po e lëmë pas:

0,7 gradë më ngrohtë

Shikuar në të gjithë Zvicrën, vera e sivjeme ka qenë për mesatarisht 0,7 gradë celciuz më e ngrohtë se ajo në vitet 1981 deri 2010. Në alpet lindore kjo vlerë shkon në 0,4 gradë. Kurse Valisi ka përjetuar një shtim prej 1,3 gradëve. Me këtë vera në këtë kanton të Zvicrës ka qenë e katërta më e ngrohta nga fillimet e matjeve të tilla më 1864.

Shumë shi

Në rajonet Cyrih, Schaffhausen dhe në jug të Tesinës kjo verë do të ngelet në kujtesë si verë e të rreshurave. Stuhitë kanë sellë shumë shira dhe janë kujdesur për atë që rajonet të arrinin 130 deri 140 për qind të sasisë normale të të rreshuarave të verës. Në Valis kanë rreshur vetëm 50ppër qind e sasisë normale verore.

Më shumë diell

Kryefjala e verës është dielli. Pothuajse në të gjithë Zvicrën sivjet ka pasur mbimesatarisht ditë me diell. Për çudi, së shumti diell ka pasur në Tesinën e mesme dhe atë jugore. Në Valisin qëndror dhe në rajonin e Gjenevës ka pasur gjithashtu shpesh diell. Në total kanë qenë ndërmjet 690 dhe 720 orë diell. ks