Trazim

Foto: Shutterstock.



Njeriu është i trazuar. Zëra. Ngjarje. Ngjyra. Vijnë dukuri dhe kalojnë nga njeriu me shpejtësi të madhe, gumëzhijnë ngjarje si kumbim. Njeriu përherë është i shqetësuar. Dhe thellë diku brenda nesh gjendet një fotografi e groposur, e fundosur, si ikonë e lyer me argjend, në bunar. Ajo fotografi është e qetë si muzgu në det kur gjithçka është e përhitur dhe kur asgjë nuk dëgjohet përveç se aty-këtu gurgullima e ujit. Kjo është koha e heshtjes, kur njeriu pastrohet nga trazimi dhe zhytet në qetësi.

Përktheu: Enver Robelli