Trajkoviq: E vërtetë, Thaçi ka kënduar këngën “Kush thotë se Serbia është e vogël…”

Ish – komandanti i UÇK-së e tash shef i diplomacisë së Kosovës Hashim Thaçi ka kënduar këngën «Kush e thotë, kush gënjen se Serbia është e vogël», por ai nuk ka qenë i dehur, ka thënë Rada Trajkoviq për gazetën «Blic» të Beogradit.

«Ka qenë vitit 2000 kur delegacioni i serbëve dhe shqiptarëve ka qenë në ShBA. Atëherë për herë të parë dhe të fundit e kam dëgjuar Thaçin të flasë serbisht. Ai filloi të këndojë kur hymë në State departament», ka thënë Trajkoviq, transmeton Koha.net.

Ajo ka thënë se Thaçi nuk ka qenë i dehur «siç po përpiqen ta mbrojnë».

«Të tjerët u qeshën, madje edhe serbët tanë. Mua nuk më dukej qesharake sepse ato ditë nga Kosova ishte tërhequr ushtria serbe. Atëherë e humba mikun. Ai ishte një provokim i Thaçit», thotë Rada Trajkoviq, ish – deputete e Kuvendit të Kosovës.

Medie në Kosovë kanë riprodukuar rrëfimin se Hashim Thaçi dikur, kaherë, i dehur, kishte kënduar këngën: «Kush e thotë, kush gënjen se Serbia është e vogël».