Toka e premtuar nga perspektiva e ligjit

Një shtetas amerikan, një person me aftësi të kufizuara me leje qëndrimi në Itali dhe një tjetër i martuar me një zvicerane dëshirojnë të transferohen në Zvicër dhe të qëndrojnë në mënyrë të rregullt këtu. Çfarë thonë ata, e çfarë thotë ligji?

Bekim MUSTAFI, Lic. Iur.

Në tre miliardë njerëz shkon numri i atyre që do të donin të jetonin në Zvicër. Disa janë mu pranë kësaj ëndrre dhe janë të detyruar të heqin dorë nga ajo. Tri pyetje.

Jetoj në Amerikë dhe kam shtetësi amerikane, por dëshiroj të shpërngulem në Zvicër. A kam të drejtë pune në këtë vend dhe si qëndron çështja me lejen e qëndrimit aty?

Personat me Green Card kanë nevojë për një vizë hyrjeje në zonën Schengen, pjesë e së cilës është edhe Zvicra. Aplikimi natyrisht bëhet para përfaqësisë së Zvicrës në vendin ku jetoni. Për personat që kanë pasaportë të SHBA-ve, në raport me Zvicrën vlen sa vijon: Për hyrje dhe qëndrim deri e shumta tre muaj në Zvicër, nuk u nevojitet vizë.

Nëse ju dëshironi të jetoni më gjatë, apo të punoni në Zvicër, atëherë ju nevojitet një leje qëndrimi. Nga të ashtuquajturat vende të treta, ku bëjnë pjesë edhe SHBA-të, vetëm personave të kualifikuar mirë dhe të nevojshëm për tregun zviceran të punës u rregullohet qëndrimi në Zvicër dhe atë sipas një procedure komplekse dhe të gjatë. Por, edhe nëse i plotësoni këto kushte, prapë numri i lejeve të punës për shtetasit e vendeve të treta është i kufizuar – i ndarë në kuota ndërmjet shteteve të ndryshme.

Përgjegjëse për dhënien e lejeve në Zvicër janë kantonet. Për punëtorët nga vendet e treta, kërkesa për leje pune dhe lejeqëndrimi duhet të bëhet nga punëdhënësi apo ndërmarrja potenciale, e cila është e gatshme t’ju punësojë.

Jam person me aftësi të kufizuara. Komisioni për Përcaktimin e Invaliditetit në Itali ma ka caktuar shkallën e invaliditetit në 60 për qind. Këtu kam ardhur para rreth dhjetë vjetësh dhe e kam fituar lejen e qëndrimit për shkak të invaliditetit dhe sepse nuk ka pasur kush të përkujdeset për mua në vendlindje. Garantë dhe kujdestarë të mi janë motra dhe bashkëshorti i saj, të cilët kanë shtetësi italiane. Ata tani kanë gjetur punë në Zvicër. Si pjesëtar i familjes së tyre në Itali dhe me lejeqëndrim italian, a kam të drejtë të transferohem me ata?

Marrëveshja ndërmjet Zvicrës dhe Bashkimit Evropian (BE) për lëvizjen e lirë të personave parashikon që një qytetar i BE-së, ku bën pjesë edhe Italia, i cili e ka fituar të drejtën e qëndrimit në Zvicër, mund ta sjellë këtu edhe familjen. Dispozitat për bashkimin familjar zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e BE-së.

Mirëpo, një shtetas i BE-së me leje qëndrimi të rregullt në Zvicër mund t’i sjellë vetëm këta pjesëtarë të familjes, pavarësisht nga kombësia e tyre:

  1. bashkëshorten apo bashkëshortin dhe fëmijët e tij apo të saj, të cilët janë më të rinj se 21 vjeç, ose që janë të varur nga ai apo ajo dhe
  2. prindërit e tij ose të bashkëshortes, nëse janë të varur nga ata.

Lejeqëndrimi i pjesëtarëve të familjes varet pra nga statusi i shtetasit të BE-së, i cili e ka fituar të drejtën për qëndrim dhe punë në Zvicër. Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Zvicrës dhe BE-së për lëvizjen e lirë të personave, ju nuk bëni pjesë në rrethin e ngushtë të anëtarëve të familjes. Për personat që nuk i takojnë bërthamës së ngushtë familjare nuk parashihet mundësia e bashkimit familjar. Në këtë rast, mund t’ju shërbejnë eventualisht dispozitat e parapara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me mbrojtjen e familjes, të cilat vlejnë natyrisht edhe për Zvicrën.

Sipas ligjit zviceran për të huaj dhe sipas dispozitave të parapara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Art. 30 Al. 1 lit. b AuG dhe Art. 8 EMRK), në raste serioze dhe të rënda, përveç anëtarëve që i takojnë bërthamës së ngushtë familjare, ka mundësi që edhe anëtarët e tjerë të familjes ta gëzojnë të drejtën për bashkim familjar, gjithmonë përderisa personi në fjalë varet nga qytetari i huaj që ka lejeqëndrimi të rregullt në Zvicër.

Me një fjalë, fillimisht kunati dhe motra e juaj duhet të kenë lejeqëndrimi të pakufizuar në Zvicër (minimum «vizë B» për qytetarët e BE-së), pas një kohe ata mund të aplikojnë për bashkimin tuaj në Zvicër. Duhet pasur parasysh se kjo nuk është një e drejtë e garantuar me ligj, ajo ka më shumë të bëjë me diskrecionin apo lirinë e veprimit të administratës, prandaj nuk ka një siguri që kjo do të funksionojë.

Meqë rasti është kompleks dhe varet shumë nga rrethanat individuale, analiza e këtyre kushteve i tejkalon kornizat e këtij këshillimi.

Jetoj në Zvicër prej pesë vjetësh dhe jam i kurorëzuar me një shtetase zvicerane. Ndërkohë e kam bërë kërkesën për «vizë C». Para pesë muajsh më ka ardhur një vendim për ta lëshuar Zvicrën. Unë ende kam kurorë me gruan zvicerane. Dyshojnë për martesë me interes. Si shpjegohet kjo?

Nëse administrata ka indikacione të mjaftueshme se ju vërtet keni lidhur kurorë vetëm dhe vetëm për të përfituar lejeqëndrimin në Zvicër, atëherë fillon procedura e heqjes së saj dhe e largimit tuaj nga Zvicra. Fakti se ju ende jeni i kurorëzuar me një grua zvicerane nuk mjafton për ta ndalë këtë procedurë, përderisa ju akuzoheni pikërisht për kurorë të rrejshme.

Juve ju mbetet ta dëshmoni të kundërtën, përkatësisht të ofroni sa më shumë prova për ta zhvleftësuar vendimin e Entit për Migrim të kantonit ku banoni.

Ky rast e tejkalon qëllimin dhe mundësinë e këtij këshillimi. Edhe këtu, vetëm një analizë e detajuar nga një person kompetent mund të nxjerrë konkluzione të sakta.

Foto: K. Shabani