Toka e gjigantëve

Një muze në Amsterdam në fillim të këtij viti ishte skenë e një krimi të tmerrshëm.




Në fund të një dite të zënë, kuratorët ishin tmerruar kur kishin marrë vesh se një prej veprave më të shtrenjta – një objekt i vogël me shkëlqim me 220 diamante- ishte zhdukur nga objekti, shkruan sot “Koha Ditore”. Askush nuk e dinte si kishte ndodhur kjo.

Një incizim i kamerave tregonte se dy burra me kapela bejsbolli kishin qenë afër ekspozitës, por policia nuk kishte shenja të tjera. Ishte vjedhur copa më e shtrenjtë e djathit në botë.

Simbol kombëtar

Në shumë shtete, vjedhja e një rriske djathi nga muzeu kombëtar do të kishte tingëlluar si ndonjë komplot në filma të animuar për fëmijë. Megjithatë, djathi në Holandë është punë serioze kur vjen muhabeti.

Për holandezët, djathi, qumështi dhe produktet e tjera të tryezës familjare nuk janë bash krejt të zakonshme. Konsiderohen simbole kombëtare. Janë pjesë e industrisë së madhe të eksportit.