Titulli më i trentë që nga lindja e gazetarisë

Foto, video, +18: një parodi mbi titujt e portaleve shqiptare.

Foto: Shutterstock



Nuk do të besoni sa pension merr Nexhmije Hoxha. Klik!
Çka i tha Dema Kadrisë? Klik!
Shikojeni gjelin më të madh të botës. Klik.
Ky është cjapi më bishtdredhur i Europës. Klik.
Filani godet «keq» filanin. Klik.
Hasan Hyseni e bën për «pesë pare» Hysen Hasanin. Klik.
Nuk do ta besoni çka i tha Maria Mejremes. Klik.
Jep dorëheqje Donald Trump? Klik.
Jep dorëheqje Angela Merkel? Klik.
Jep dorëheqje Kallashi? Klik.
Linda Morina pret një mysafir në çardak. Shikojeni si duket. Klik!
Pamje tronditëse. (Foto). Klik!
Pamje neveritëse. (Foto). Klik!
Vrasje makabre. (Foto). Klik!
Goditje e rëndë. (Foto). Klik!
Sot kthehet ora verore. Shikoni ç’do të bëjë vaki me orën dimërore. Klik!
Shikoni si duket filan deputeti pas operacionit. (Foto). Klik!
Masakër në Meksikë. (Kujdes: pamje të rënda, +18). Klik!
Marrëzi në Marok. Klik!
Deveja fluturon mbi piramida. (Video). Klik!
Piramida fluturon me deve. (Video). Klik!
Deveja godet kalin. (Video). Klik!
Kali vrapon me shpejt se pela. (Video). Klik!
Pela vrapon më shpejt se kanguri. (Video). Klik!
Ibrahim Rugova telefonon me Hazir Borovcin. (Incizimi). Klik!
Çfarë i ndodhi shkrimtarit nga Dukagjini? Klik!
Çfarë i ndodhi shkrimtares nga Drenica? Klik!
Çfarë i ndodhi hoxhës nga Gjilani? Klik!
Gjendet një kokë në kontejnerin afër komunës. (Pamje të rënda, ekskluzive, nga thellësia e kontejnerit). Klik!
Gjendet një gisht me unazë argjendi në Sheshin Zahir Pajaziti. Klik!
Ja si duket gishti i gjetur në Sheshin Zahir Pajaziti. (Foto). Klik!
Ja si është dukur gishti para se të gjendej në Sheshin Zahir Pajaziti. (Foto). Klik!
Ja si dukej para 5 vitesh gishti që u gjet në Sheshin Zahir Pajaziti. (Foto). Klik!
Në Kashtanjevë zbulohet kungulli më i madh i kontinentit. (Foto). Klik!
Kungulli i Kashtanjevës hyn në Listën e UNESCO-s. (Shikojeni si hyn duke u rrokullisur). Klik!
Shikojeni sa është mplakur Bob Dole. (Foto). Klik!
Shikojeni çfarë kravate bart Bill Clinton. (Foto). Klik!
A e dini kush është fqinji i parë i familjes Clinton? (Foto). Klik!
Nuk do ta besoni kush është fqinji i familjes Clinton. (Foto). Klik!
Kurrë nuk do ta besoni kush është fqinji i familjes Clinton. (Foto). Klik!
Bash kurrë nuk do ta besoni që shtëpia e familjes Clinton ka pullaz. (Foto). Klik!
Nuk do ta besoni çfarë ka vendosur në pullaz familja Clinton. (Foto). Klik!
E pabesueshme: njeriu kafshon qenin! (Foto). Klik!
E pabesueshme: qeni nuk kafshon njeriun! (Foto). Klik!
Më në fund: zbulohet ilaçi kundër kancerit. Këtu mund ta blini. (Foto). Klik!
Shikojeni si duket boksieri i famshëm pas shtrirjes në spital. (Foto). Klik!
Shikojeni si duket shtrati i boksierit të famshëm në spital. (Foto). Klik!
Shikojeni si duken çarçafët e shtratit ku është shtrirë boksieri i famshëm. (Foto). Klik!
Nuk do ta besoni kush e vizitoi Ramush Haradinajn në Strassburg. (Foto). Klik!
Nuk do ta besoni cilin rend të flisë e hëngri Ramush Haradinaj në Strassburg. (Foto). Klik!
Nuk do ta besoni ku është lindur Sali Berisha. (Foto). Klik!
A ju kujtohet Fatos Nano? Ja çfarë po bën ai në Vjenë? (Foto). Klik!
Shikojeni foton e Dritëro Agollit tre sekonda para vdekjes. (Ekskluzivisht për portalin tonë nga fotoreporteri ynë). Klik!
Si dukej Rexhep Qosja kur nuk kishte mjekër? (Foto). Klik!
Ai ishte Tito shqiptar? Dëshmia e historianit serb. (Foto dhe video). Klik!
Enver Hoxha vizitoi Ferizajn në vitin 1943? Dëshmi e dorës së parë nga dëshmitari i devotshëm.
Bora është e bardhë. (Foto). Klik!
Shiu i lagët. (Foto). Klik!
Pas dimrit vjen pranvera. (Foto). Klik!
Klik!
Klik!
Klik!
Klik!
Klik!
Klik!
Klik!
Klik!
Klik!
Klik!