Tito kishte 167 pushkë gjuetie

As 33 vjet pas fillimit të debatit për trashëgiminë që kishte lënë Josip Broz Tito, ende nuk dihet se çfarë hyn në këtë trashëgimi dhe as se ku gjenden gjësende e saj.




Trashëgimtarë e Titos dhe përfaqësuesit e tyre juridikë shpresojnë se gjithë kjo do të diewt më 1 dhjetor kur në Beograd edhe do të mbahet një proces gjyqësor lidhur me këtë.

Trashëgimtarët e Titos ndër të tjera po kërkojnë edhe shpatën e Stalinit, Dekoratën e Suvorovitit si dhe rreth 30 dekorata të tjera, piktura artistike nga shtëpia e Brozëve, orët si dhe çiftet (pushkët e gjuetisë) të Titos, të cilat gjithsej kanë qenë 167 sosh. Në njërën nga ekspozitat e fundit janë numëruar vetëm 67 copë armë, kryesisht unike , punuar enkas për Titon.

«Ende po mblidhet dokumentacioni se çfarë është masë trashëguese», thotë Violeta Koçiq Mitaçek për gazetën e Beogradit «Blic», përfaqësuese e djalit të Titos Misha dhe i mbesës Zlatica, e cila pret që gjyqi të marrë masën e përkohshme për ndalimin e pasjes së gjësendeve të trashëgimisë së Titos, transmeton Koha.net.

Ajo ka shtuar, njofton «Bli» që të mos flitet vetëm për depozitin 555 NBS, të njohur si «Sefi i Titos» por edhe për gjëra të tjera të tundshme.
«Nuk kemi informatë ku gjenden ato gjëra», ka thënë ajo.
Avokati i Joshka Brozit, Goran Petronijeviq, është i bindur obstruksionin po e bëjnë përfaqësuesit e burokracisë nga periudha e vdekjes së Titos.

«Shumë gjëra nga ajo trashëgimi kanë humbur. Mendoj se ato i kanë vjedhur ata që kanë pasur kontakt me to e ata janë përfaqësuesit e kreut ushtarak, politik policor», thotë Petronijeviq.
Në listën e trashëgimtarëve të Titos janë djali Misha, nipat Joshka, Edvard, Zlatica e Svetlana si dhe motrat e Jovanka Brozit, Nada e Zora.

Josip Broz Tito ka qenë kryetar i përjetshëm i ish – Jugosllavisë. Ai vdiq në vitin 1980.