Tifozët kuqezi në Rinas për t’i kërkuar Kombëtares biletën për Francë

Dhjetëra tifozë kuqezi kanë shkuar në Rinas, aeroportin ndërkombëtar në Tiranë për të përcjellë kombëtaren shqiptare, e cila është nisur drejt Armenisë.




Kundër përfaqësueses armene, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme. Vetëm fitorja i duhet [për të siguruar direkt pjesëmarrjen historike në kampionatin evropian «Euro 2016».

Tifozët kanë mbajtur në duar edhe banderola ku shkruhej «O sa mirë me qenë Shqiptarë…» e «Shqipëri Etnike». Përveç banderolës tifozët kuqezi i kërkuan lojtarëve të sigurojnë biletën e vlefshme për finalet e Evropianit «Francë 2016».

Kombëtarja Shqiptare e drejtuar nga tekniku italian Gianni de Basi u nis sot rreth orës 12:10 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar «Nënë Tereza», drejt kryeqytetit Armen, Yerevan, ku do të përballet të dielën me përfaqësuesen vendase, në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore të Evropianit «Francë 2016».

Udhëtimi i cili do të zgjas rreth katër orë i gjen lojtarët e kombëtares mjaft të mire moralisht.