Ti me sy të zinj!

Foto: Shutterstock



(Këngë)

O moj ti me sy të zij,
Q’i ke flokët porsi ar,
Eja mesin të ta marr,
Se po s’ardhe do t’të vij!

O moj ti me sy të zij
Q’i ke buzët si qershi,
Falma dorën e mos rri
Se po s’ardhe do t’të vij!

O moj ti me sy të zij,
Me vështrimet si rrufe,
Falmi sytë që më sheh,
Se po s’ardhe do t’të vij!

O moj ti me sy të zij,
Me ato lule rreth në bres,
Nem një lule të mos vdes,
Se po s’ardhe do t’të vij!