«Thethi i Zvicrës»: Rruga ujore e Flimsit

[Best_Wordpress_Gallery id=”153″ gal_title=”Thethi CH”]

Të ndërhysh në natyrë, por këtë ta bësh me aq mjeshtëri, saqë të mos vërehet fare dora e njeriut. Të ndërhysh në natyrë dhe gjithçka të duket sikur përherë ka qenë kështu. Të ndërhysh në natyrë dhe ta bësh atë edhe më të bukur, më të afërt me njeriun. Kësaj ia ka dalë inxhinieri zviceran Jürg Conzett, i cili rrjedhën gjarpërore dhe grykore të lumit Flem mbi fshatin Flims në kantonin Graubünden e ka bërë të dukshme për publikun, duke ndërtuar një shteg dhe duke vendosur mbi lumë shtatë ura. Për këtë mrekulli arkitekturore autori është shpërblyer me një çmim të rëndësishëm të kultivimit të bjeshkatarisë në Zvicër. Edhe në ditët me vapë të madhe kjo rrugë rreth 15-kilometërshe, që varësisht nga kondicioni zgjat mes pesë dhe gjashtë orë, nuk është aq e lodhshme. Ecja me gurgullimën e ujit në vesh janë një motivim shtesë për të ecur e shijuar natyrën. Gryka, formacione shkëmbinjsh dhe lisa harmonizohen mes vete aq bukur, saqë çdo udhëtar do të ndihet sikur po udhëton me tingujt e një simfonie të ujit. Dhe pasi të jeni lodhur mirë e mirë, pasi djersët të shkojnë rrëke befas do t’ju shfaqet një restorant. Pastat me mish të terur të Graubündenit më mirë të mos i përshkruajmë këtu sepse teksti s’do kishte fund.

Enver ROBELLI

IMG_3133

IMG_3138

IMG_3157

IMG_3160[Best_Wordpress_Gallery id=”153″ gal_title=”Thethi CH”]

IMG_3160