Theret një burrë në Prishtinë

Një burrë shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur është kanosur dhe më pas është sulmuar nga dy vëllezër.

Policia e Kosovës përmes një komunikate thotë se njëri prej tyre e ka sulmuar me një kondak revoleje, kurse tjetri e ka therur me thikë, transmeton Koha.net.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.