Thaçi nga Ulpiana e lashtë pret mbështetje për anëtarësim në UNESCO

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, sot ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, i cili flet zëshëm për qytetërimin e lashtë të paraardhësve tanë.




Nga qyteti antik i Ulpianës, Thaçi ka thënë se pret mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, transmeton Koha.net.

Ai thotë se jo vetëm Ulpiana por edhe shumë lokalitete tjera të trashëgimisë sonë kulturore do të mund të gëzojnë vlerësimin dhe mbrojtjen, pas pranimin në UNESCO

«Sot e vizitova lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, që përfaqëson një nga asetet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Ky qytet antik flet zëshëm për qytetërimin e lashtë të paraardhësve tanë dhe meriton të ruhet e të çmohet nga të gjithë. Pres një mbështetje të fuqishme në procesin e anëtarësimit tonë në UNESCO dhe besoj se pas anëtarësimit, jo vetëm Ulpiana, por edhe shumë lokalitete e objekte të vlefshme të trashëgimisë sonë kulturore do të mund të gëzojnë vlerësimin dhe mbrojtjen e tyre meritore edhe në nivel ndërkombëtar», ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.