Thaçi në Paris për Kosovën në UNESCO

Zëvendëskryeministri i Kosovës e ministri i Jashtëm i vendit, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën zyrtare në Britani të Madhe dhe sot ka shkuar në Francë, Paris për t’u takuar me delegatë të vendeve anëtare në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s, transmeton Koha.net.




Thaçi për këtë vizitë dhe për këtë takime ka njoftuar në Facebook:.

«Erdha në Paris për t’u takuar dhe koordinuar me delegatët e shumicës së shteteve në UNESCO. Lobimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO mbetet prioritet për diplomacinë kosovare».

Siç shihet nga fotot që i ka postuar në Facebook, Thaçi në Paris ka udhëtuar me trenin Eurostar që lidh Britaninë e Madhe dhe Francën përmes Tunelit që kalon nën La Manche.