Thaçi ndjen keqardhje për hanxhinjtë e vdekur në pelegrinazh

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Twitter ka shprehur keqardhjen e tij për vdekjen e pelegrinëve në haxh për këtë vit.




«Një tragjedi e dhimbshme ka ndodhur në haxh këtë vit. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka humbur jetën, por iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave në Mina», ka shkruar Thaçi në Twitter.

Nga tollovia dhe shtyrjet sot në Mina, rreth 5 kilometra larg Mekës, humbën jetën së paku 717 pelegrinë, dhe rreth 800 të tjerë u lënduaan.