Thaçi mendon ta shfrytëzojë vizitën në New York për të lobuar për njohje

Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, po mendona ta shfrytëzojë vizitën në New York për t’i sjell vendit njohje të reja.




«Po nisem për New York, për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Do të kemi takime me zyrtarë të OKB-së, të BE-së, të Departamentit të Shtetit. Shumë mundësi për të lobuar për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare», ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ende nuk është bërë ndonjë vlerësim i punës së Thaçit në krye të MPJ-së, por ajo që dihet është se shtetin më të ri të Evropës ende nuk e njohin shumë shtete të botës. Prej se Thaçi është shef i diplomacisë ka ardhur njohja nga Antigua and Barbuda.