Thaçi: Jemi të fokusuar në promovimin e anëtarësimit në agjencitë e OKB-së

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka njoftuar se delegacioni i Kosovës në New York është fokusuar në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në agjencitë e OKB-së dhe organizata ndërkombëtare, transmeton Koha.net.




«Këtë javë jam në Nju Jork, ku ka filluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Delegacioni i Kosovës si kurrë më parë është fokusuar në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në agjencitë e OKB-së dhe organizata ndërkombëtare. Edhe pak javë apo muaj na ndajnë nga votimi për Kosovën në UNESCO por edhe nga proceset tjera si nënshkrimi i MSA me Bashkimin Evropian si dhe notimi pozitiv për liberalizim të vizave», ka shkruar Thaçi në Facebook.