Thaçi i gëzohet vlerësimit të Obamas për Kosovën

Kreu i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, ka thënë se e mirëpret dhe e çmon lartë përkrahjen e shprehur për Kosovën nga presidenti Obama me rastin e pranimit të kredencialeve të ambasadores së re të Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.




«Lidershipi politik i Kosovës dhe vetë populli i Kosovës, vazhdon të tregojë pjekuri politike. Vlerësimi që e marrim nga miqtë dhe përkrahësit për angazhimin tonë për paqe dhe bashkëpunim, edhe kur kjo nënkupton marrjen e vendimeve të vështira, është inkurajim për të vazhduar rrugën tonë, por edhe konfirmim i marrëdhënies speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përgjithmonë mirënjohës», ka thënë Thaçi.