Thaçi e quan fitore procedurale përfshirjen e Kosovës në rend të ditës për UNESCO

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka përshëndetur përfshirjen e Kosovës në rend të ditës të Këshillit Ekzekutiv për pranim në UNESCO, transmeton Koha.net.




«Në Paris para pak kohe, Bordi Ekzekutiv i UNESCO ka aprovuar agjendën përdundimtare ku është përfshirë edhe pika e anëtarësisë së Kosovës, e sponzoruar nga 47 shtete. Është një fitore e vogël procedurale por e rëndësishme sepse tani mund të fokusohemi tek votimi javën e ardhshme», thuhet në postimin e ministrit të Jashtëm, Thaçi.