Thaçi: Dialogu është normalitet, mbetet ndërtimi i mirëbesimit midis nesh

Në një postim të tij përmes rrjetit social Facebook, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njofton për takimin e homologëve të Europës Juglindore në Sofje, në të cilin po bisedohet për të ardhmen e rajonit, transmeton Koha.net.




«Në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), sot, në Sofje të Bullgarisë, u mblodhëm sërish për të biseduar për të ardhmen e rajonit tonë.

Dialogu në mes të gjithëve në rajon tashmë është normalitet, kurse na mbetet që të ndërtojmë edhe mirëbesim në mes nesh, në mes popujve dhe të gjitha vendeve tona.

Na takon neve si liderë politikë të dëshmojnë se kemi tejkaluar armiqësitë e shekullit të kaluar dhe se jemi të përkushtuar të ndërtojmë të ardhme në paqe, stabilitet dhe në miqësi me njëri-tjetrin», ka shkruar në postimin e tij presidenti Thaçi.