Thaçi dënon sulmin terrorist në Ankara

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi nëpërmes një komunikate dënon sulmin terrorist në Ankara dhe ngushëllon autoritetet turke.




Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, shprehet i tronditur dhe dënon ashpër sulmin e sotëm terrorist në Ankara, në të cilin humbën jetën rreth 30 persona dhe u plagosën mbi 120 të tjerë, transmeton Koha.net.

«Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me popullin turk dhe familjet e viktimave.

Ne solidarizoheni përkrah popullit turk në këto çaste të rënda për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Turqisë», është shprehur Thaçi.

Aktet e tilla mizore terroriste, sipas Thaçi, dëshmojnë se sa i nevojshëm dhe i drejtë është vazhdimi pa kompromis i luftës kundër terrorizmit.

Në fund thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë fuqishëm përkrah koalicionit global në luftën kundër terrorizmit.