Tetë të arrestuar të dyshimtë për trafikim migrantësh dhe prostitucion




Në dy operacione policore zhvilluar dje janë arrestohen tetë (8) persona të dyshuar për «trafikim më njerëz» dhe «mundësim prostitucioni» si dhe identifikohen dy viktima të trafikimit.

 

Në operacionin parë, njofton PK, transmeton Koha.net, të realizuar në rajonin e Prizrenit me datë 09/09/2015, në arrestuar tre (3) persona të dyshuar për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale «trafikimit me njerëz».

Personat e arrestuar janë:

S. K lindur më 1963, mashkull /shqiptar /Kosovar.

R. K lindur më 1957, mashkull /shqiptar /Kosovar.

SH. B lindur më 1970, femër /shqiptare /Kosovare.

Dy viktimat e identifikuara nga policia janë shtetase të Kosovës (femra/të mitura) të cilat janë duke u trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.

Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar:

Një Veturë

Një armë (revole) me gaz

Një jelek antiplumb

Një Kompjuter

Një ZD memorie e kamerës

1189 euro

Dy pasaporta

Libra dhe fatura të ndryshme

Në operacioni e dytë realizuar më datë 09.09.2015 në rajonin e Prishtinës janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale të mundësimit ose detyrimit në prostitucion dhe marrje me prostitucion.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar këta persona:

N. S lindur më 1976, femër / shqiptare/ Kosovare

A. F lindur më 1968, mashkull / shqiptar/ Kosovar

A. S lindur më 1968, femër / shqiptare/ Kosovare

M. M lindur më 1961, mashkull / shqiptar/ Kosovar

A. B lindur më 1994, femër / shqiptare/ Kosovare

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e Prokurorëve përkatës dhe në të dy rastet ndaj pesë (5) personave tanimë të arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedurat tjera hetimore, kurse tre (3) persona janë liruar në procedurë të rregullt.