Tentojnë të hyjnë dhunshëm në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, shoqërohen shtatë persona

Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot në ora 14:00, policia ka marrë informacionin se një grup personash, duke mos përfillur urdhrat e policisë, po tentojnë të futen në objektin e Ministrisë së Drejtësisë.

Menjëherë pas informacionit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe duke parë shpërfilljen e vazhdueshme të urdhrave të zyrtarëve policorë nga ana e grupit, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore, gjë që ka rezultuar me shoqërimin e shtatë personave në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

«Përderisa policia ka vepruar me qëllim të neutralizimit dhe vënies nën kontroll të situatës së krijuar, tre zyrtarë policorë kanë marrë lëndime me ç’rast të njëjtëve u është ofruar ndihma mjekësore», njofton PK.

Aktualisht janë duke u kompletuar të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të rrethanave të rastit si dhe pas marrjes së rekomandimit nga ana e prokurorit të shtetit do të vazhdohet me procedim të mëtejmë.